Edhe njëherë/Demagogji dhe prozë politike me fenë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka gjetur edhe njëherë rastin t’u kujtojë të gjithëve afrimitetin e tij me katolicizmin dhe atë që në Tiranë perceptohet si Perëndim. Këtu nuk kemi të bëjmë me një besimtar apo ndonjë njohës dhe admirues të doktrinës dhe historisë së kishës, por me një oportunist dhe demagog që me këtë rast nga Shkodra ku është përkujtuar mesazh e parë pas vitit 1967, ka shërbyer për veshët e njerëzve hartimin e radhës. “Ka qenë një moment i paharrueshëm dhe rrezja e dritës që cau qiellin për të shoqëruar fjalën e Dom Simonit ka qenë momenti i parë për të gjithë ata që ishin këtu i çlirimit nga ankthi dhe i përjetimit të së vërtetës se e shkuara ishte tretur në të shkuarën dhe se e ardhmja sapo kishte filluar të merrte frymë këtu, në këtë tokë të bekuar të këtyre varrezave. Fjalët e para liturgjike të belbëzuara nga Dom Simon teksa niste meshën e parë në Shqipërinë ku atë ditë këtu rilindi Zoti. 25 vite nga ndajnë nga ajo ditë, po aq sa vite ndanin nga viti 1967, gjatë së cilit At Zef Pllumbi kujton se meshtarët fshihnin enët e shenjta të kultit nga përdhosja e barbarisë. Me ato mjete është shfaqur në 4 nëntor 1990 Dom Simon Jubani së bashku me një popull të dendur dhe të mbledhur grusht njëri pas tjetrit si për të përballuar ankthin e momentit të parë dhe të bashkuar në etjen për lirinë e ndërgjegjes. Brenda këtyre mureve ndodhi një nga ato dukuritë e rralla shpirtërore dhe morale, që për fatin tonë të keq ne shqiptarët dukemi të destinuar t’i përjetojmë në forma jo të zakonshme dhe po ashtu duke i përjetuar në kohë në dukje të zakonshme, ndjesira që i kanë përjetuar njerëzit shumë kohë më parë”...e kështu deri në fund. A mund të besohet se kjo ka qenë ndjesia e Edi Ramës ato vite për një meshë katolike, ndërkohë që ai ishte në një familje pjesë e nomenklaturës? Mund të respektohet akti, por të përpqiesh të shesësh emocione të evokuara nga ajo kohë, është e tepërt. E mbi të gjitha: nuk i intereson kujt.
Add new comment