Tërmet në policinë e Tiranës, i shumëkërkuari u ikën nga duart efektivëve të Komisariatit 3
Bledar Zefi ka shkaktuar tërmet në policinë e Tiranës. 26-vjeçari nga Fushë Arrëzi u arrestua sot nga komisariati numër 3 në kryeqytet, por vetëm pak minuta pas kapjes ai arriti të arratisej.Arrestimin e tij e njftoi gjatë paradites policia e Tiranës, me shpjegimin se ky shtetas rezultonte në kërkim ndërkombëtar.
Sipas policisë ai u ndalua pasi Gjykata e Xhenovës Itali në qershor të këtij viti e ka dënuar me 10 vjet burg, për peprën penale “Vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624, dhe 625 të Kodit Penal Italian. Rrethanat e kapjes dhe më pas arratisjes së 26 vjeçarit mbeten ende mister, ndërsa hidhen dyshime të mëdha se arratisja e tij është kryer me ndihmën e vet efektivëve të Komisariatit Numër 3.
Add new comment