Shërbimi sekret dinte gjithçka, Agim Krajka: Parashqevi Simaku flirtonte me një sigurims

Postuar në 30 Tetor, 2015 20:27

Kompozitori i njohur Agim Krajka i është bashkuar zërave që flasin për debatin se artistët kanë pasur marrëdhënie me Sigurimin e Shtetit. Ndërsa ky debat është zgjeruar dhe me deklaratat e këngëtares Alida Hisku se sigurimsat përdhunonin gratë e burgosura, gazeta “Shqiptarja.com” ka intervistuar kompozitorin e parë të Hiskut, Agim Krajkën. Kjo intervistë hedh një dritë në çështjen e marrëdhënieve të Sigurimit të Shtetit me artistët. Në këndvështrimin e Agim Krajkës “i gjithë populli ishte nën thembrën e sigurimit të shtetit. Askush nuk mund të mendonte se do të bënte një gjë që të mos ta merrte vesh Sigurimi i Shtetit”. “Përderisa Alida Hiskun e denoncuan për ditar personal, s’do mend që kështu ka qenë, “edhe mendimet merreshin vesh”, shprehet ai. Megjithatë kompozitori Krajka thotë se nuk e mban mend ngjarjen e Alida Hiskut. Ndërsa nuk e mohon që Sigurimi i Shtetit ishte i lidhur me artistët. 

Në intervistën për “Shqiptarja.com”, Krajka ka përmendur këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku. Pak kohë më parë, deklaratat e Gjergj Lekës shkaktuan zemërim kur tha se Parashqevi Simaku ishte e privilegjuar mes kolegeve edhe për shkak të pamjes fizike dhe jo vetëm për vokalin e saj…

“Sigurimsat ishin njerëz, ishin të përgatitur, të shkolluar. Unë jam befasuar shumë, sepse edhe unë bëja pjesë në sferën e atyre sigurimsave, se ata na shoqëronin kur dilnim jashtë. Bashkëpunimi me ta ishte detyrë. Ishte kodi i punës. Unë si përgjegjës orkestre, si udhëheqës artistik duhet të bëja relacion çdo ditë për ta, ku duhej të njoftoja se është ky apo ai problem, ose nuk ka asnjë problem. Pra unë në relacion do ta thosha çdo gjë ashtu siç ishte. Edhe Parashqevia kishte një mik nga të Sigurimit të Shtetit, “friends” siç thuhet sot, që flirtonte dhe rrinte bashkë me të, aty përtej televizionit. Rrinin e bisedonin, flisnin për artin, për poezinë, por s’më hynte në punë mua kjo. Në atë kohë e gjithë Shqipëria ishte në syrin e sigurimsave. Ata edhe ndjenja kishin se ishin të rinj e do të lidheshin me ndonjë vajzë, siç ishte rasti i mikut të Parashqevisë”,­ ka rrëfyer Krajka për “Shqiptarja.com”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.