Irani pranon ftesën e SHBA për takimin e Vienës ku do të flitet për Sirinë

Postuar në 28 Tetor, 2015 18:13

Pak javë pas nënshkrimit të marraveshjes për programin bërthamor, Irani, vend aleat i Bashar Al Asadit, është ftuar nga Shtetet e Bashkuara të marrë pjesë në negociatat shumëpaleshë që do të zhvillohen të premten  në Vjenë,  për t’i gjetur një zgjidhje politike për  konfliktin në Siri. Ftesë që është pranuar nga Teherani.

Në tryezë do të ulen Shtetet e Bashkuara, Rusia, Arabia Saudite, Egjipti, Irani dhe Iraku. Kjo levizje e Shteteve të Bashkuara habiti jo pak  opozitën siriane, që për një kohë të gjatë mori mbështetje nga Perëndimi për të rrëzuar Asadin . Ajo paralajmëroi se përfshirja e Iranit do të ndërlikojë takimin e Vjenës.

Irani besohet se ka shpenzuar miliarda dollarë në katër vitet e fundit, për të mbështetur Presidentin sirian, Bashar Al Asad, duke i garantuar këshilltarë ushtarakë dhe duke e furnizuar me armë.Megjithëse ka mohuar ekzistencën e trupave në terren, sipas disa raportimeve në fillim të këtij muaji, qindra ushtarë iranianë ndodhen ne territorin sirian, duke u vendosur krah ushtrisë, levizjes shiite libaneze, Hezbollah kunder kryengritesve në veri dhe qendër të Sirisë.

Comments

Submitted by cajani (not verified) on

O TE MARRE KETO SHTETE NUK PERFAQESOJNE MUSLIMANE POPULLIN, KETO SHTETE KANE KUKULLA BUTIKU TE ZHVESHURA LAKURIQ NGA ISLAMI. E SI DO FLASIN KETA PER QESHTJET ISLAME, EDHE ME KEQ KUR PERSERI NUK ESHTE NJE SHTET ISLAM INICIATORE DHE VEPRUES KRYESOR NE KETE MESELE.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.