“U fryn në vesh ambasadorëve të vendeve të mëdha mike për ata që i quan armiq të tij. Por dyshoj se vetëm ky është dhe çelësi i karrierës së Ditmir Bushatit"

Postuar në 27 Tetor, 2015 12:28

Ndriçim Kulla shkruan sot në gazetën “Mapo” një opinion që i dedikohet ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, të cilin e quan ministër të Përjashtëm. Kulla, që ka punuar vetë pranë Presidentit aktual të Republikës, zbardh në këtë shkrim,mpërveç pikëpamjeve, edhe ndonjë gjë që e di për shkak të punës. Por nuk tregohet shumë i ashpër pasi mjaftohet që ta quajë Bushatin thjesht “të papërshtatshëm”. Përveç faktit se ky i fundit ka një përvojë “vërdallosjen nëpër OJQ”, Kulla mendon se ai është krejt jashtë funksioneve në detyrën e tij. “Në qoftë se Bushati do të kishte qenë ministër i Jashtëm dhe jo ministër i përjashtëm, ai në vend që të merrej me krizën financiare greke, do të merrej me kartat greke të shefit të kabinetit të tij, për të cilin tani ka dalë lajmi skandaloz se kërkohet në Greqi për të kryer shërbimin ushtarak. Si mund të ketë Shqipëria një politikë të jashtme serioze, kur njeriun në duart e të cilit kalojnë të gjitha shkresat e këtij institucioni shtetëror shumë të rëndësishëm, e thërret një kapter grek duke i dhënë urdhrin që të paraqitet si rekrut. Kështu del se një rekrut grek na paska kaluar dhe kalon nëpër duart e tij të gjitha shkresat e diplomacisë shqiptare!”, shkruan i shqetësuar borshjoti Kulla. Mbyllja meriton të theksohet: “Dy vjet në këtë detyrë, kanë treguar se z. Bushati është fare i papërshtatshëm për të bërë detyrën e Ministrit të Jashtëm. E vetmja gjë që di të bëjë mirë ministri ynë i përjashtëm në detyrën e lartë që mban është që t’u fryjë në vesh ambasadorëve të vendeve të mëdha mike, duke u thënë atyre gjëra të pavërteta, për t’i bërë dëm njërit apo tjetrit, nga ata që ai i quan si armiq të tij. Nuk e di mirë nga i trashëgon këtë aftësi ministri? Dyshoj se e ka trashëgimi familjare, se i ati ka qenë sekretar i parë i komitetit të partisë në rrethe të ndryshme, në kohën e regjimit komunist, dhe vetëm këtë punë dinte të bënte, natyrisht jo me ambasadorët e huaj, por në zyrat e Komitetit Qendror. Atë që nuk e bënte dot i ati me ambasadorët në atë kohë, e bën sot i biri. Mos t’u vëntë pas Sula, thoshin në atë kohë, se i sajon bukur dhe si me shaka, por zënë vend atje lart dhe bëjnë shumë dëm. Por dyshoj se vetëm ky është dhe çelësi i karrierës së ministrit tonë të përjashtëm”. Për çfarë aludon Kulla këtu?
http://www.mapo.al/2015/10/ministri-i-perjashtem-bushati

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.