Meta niset për në SHBA, ambasadori amerikan e viziton në Kuvend
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pati një takim prej 30 minutash me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, përpara se të niset për në SHBA në një vizitë. Besohet se në fokus të bisedimeve ka qenë Reforma për Drejtësi, por dhe dekriminalizimi aq shumë i diskutuar nga politika shqiptare. Ne takim ka marre pjese dhe zv.Ambasadori i ri amerikan, David Muniz. Meta do të marrë pjesë në një forum të NATO-s dhe Kongresit amerikan për sigurinë botërore. Forumi i Inteligjencës dhe Sigurisë në Kongres, do të fokusohet tek bashkëpunimi i vendeve anëtare të NATOs. Mësohet se Meta do ketë takime në Kongres dhe Senat, sikundër do takohet me komunitetin shqiptar. Vetë Meta e kishte paralajmëruar këtë vizitë përpara disa javësh.
Add new comment