Hidhen në veprim “klientët provokues". Qeveria shpërblen me 10 mln lekë spiunët e kuponit
Agjentë në terren që do të spiunojnë bizneset që nuk lëshojnë kuponin tatimor. Kjo është strukturta më e re që do të veprojë në kuadër të nismës kundër informalitetit.
Qeveria vendosi t’i kalojë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve një fond prej 10 milionë lekësh për këto shpenzime. Gazeta “Shqip” shkruan se ky është plani B i qeverisë për të shmangur dështimin e aksionit kundër informalitetit.
Vendimi i miratuar të mërkurën në mbledhjen e qeverisë ka si objekst shpërblimin e informatorëve të jashtëm për shkeljet e dyshuara dhe të vërtetuara nga organet tatimore në fushën e administrimit të paisjeve fiskale nga subjektet tatimpaguese.Bëhet fjalë për shpenzimet e informatorëve provokues që do të paraqiten si klientë të zakonshëm në njësitë tregëtare dhe do të kryejnë blerje.
Add new comment