Raunig flet për dosjet e Sigurimit të Shtetit: Hapja e tyre ka natyrë delikate, e kaluara e dhimbshme ka nevojë të dëgjohet
Gjatë një aktiviteti për rolin e medias, përfaqësuesi i prezencës së OSBE në Shqipëri, Florian Raunig tha se hapja e dosjave të ish-shërbimit sekret në Shqipëri ka një natyrë delikate. Sipas tij edhe pse e kaluara është e dhimbshme, përsëri është e nevojshme të dëgjohet. “Mundësia që plagët që nuk janë shëruar të gjakosen sërish përbëjnë rrezik. Edhe pse nuk është e lehtë të flasim për një të kaluar të dhimbshme, shoqëria ka nevojë të dëgjojë historitë e të mbijetuarve dhe të kuptojë përmasat e shkeljeve të bëra gjatë regjimit të kaluar. Hapja e dialogut për të kaluarën është e rëndësishme për të siguruar të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Kjo është thelbësisht personale për të gjithë shqiptarët. Si institucionet shtetërore dhe qytetarët duhet të luajnë rol aktiv në trajtimin e së kaluarës. Kjo është arsyeja që nisëm një projekt të posaçëm të financuar nga qeveria gjermane për të mbështetur një dialog kombëtar për shkelej të të drejtave të njeriut gjatë ish regjimit komunist në Shqipëri. Media ka një rol në këtë proces dialogu dhe pajtimi. Një pjesë e mirë të informacionit që më në fund do të bëhet publik si rezultat i hapjes së dosjes së ish-shërbimit sekret pas vendimit të parlamentit të Shqipërisë do të ketë natyre delicate. Ju inkurajoj që të bisedoni për mënyrën sesi ky informacion mund të trajtohet për të kuptuar të promovuar të kuptuarit dhe pajtimit në vend të shklejeve të mos pajtimit të mëtejshëm” u shpreh përfaqësuesi i prezencës së OSBE në Shqipëri, Florian Raunig.
Add new comment