Degjeneron debati në “Opinion”/Stefani: “Ti Preç ke qenë spiun”. Replika: “Do marr vendimin e gjykatës të ta ngul mu në lule të ballit”(video)
Ka degjeneruar në fyerje dhe akuza debati mes Andrea Stefanit dhe Preç Zogaj në “Opinion”. Tema e emisionit ishte afera e CEZ-it, por qëndrimet e kundërta mes të dyve kanë degraduar në sulme dhe akuza, të cilat moderatori Blendi Fevizu i ka toleruar deri në fund. “Ti ke qenë spiun”, i ka thënë Stefani Zogajt. Zogaj ka reaguar duke thënë se për këtë akuzë të vjetër ka folur gjykata dhe se kur flet gjykata të tjerët duhet të heshtin. “Herë tjetër do marr vendimin e gjykatës me vete dhe do të ta ngul me gozhdë mu në lule të ballit”, ka replikuar Zogaj.
Comments
Turp
Ky Stefani ka rrjedhur fare. Une e mbylla Opinionin se degjoj dot se vetem budallalliqe flet.
Add new comment