Soni Malaj jep një arsye përse u divorcua nga bashkëshorti!

Postuar në 15 Tetor, 2015 14:06

Prej muajsh është përfolur ndarja e Soni Malaj dhe balerinit Mirco.

Duket se Soni është prekur nga artikujt e publikuar, pasi aty është përmendur dhe vajza Anna. Në rrëfimin e saj ne Instagram , këngëtarja jep dhe një arsye përsa përfundoi martesa me Mircon: DASHURIA E TYRE MBAROI

SONI SHKRUAN:

"Kam qene shume e vogel kur enderroja te ngjitesha ne skene dhe fale familjes sime, te cilet kane qene gjithmone aty per mua, ne çdo sfide qe me ka servirur jeta, besoj qe ne nje fare menyre ia kam dale. Gjithsesi vite me pare, une mora nje vendim shume te rendesishem per jeten dhe karrieren time. Ne kohen kur kenget e mia mbanin vendet e para ne tv, radio, festivale, diskoteka, une vendosa te heq dore nga endrra ime me e madhe dhe kete e bera me koshience te plote. Doja te krijoja nje familje timen.

Nje shprehje thote: "Nese ben punen qe ke dashur gjithmone, atehere do te duket qe nuk ke punuar kurre". Gjithsesi, dashuria me bindi te hiqja dore e ti perkushtohesha familjes sime dhe vajzes qe pas pak kohe do te sillja ne jete. Gjeja per te cilen jam krenare e do ta mbroj me fanatizem gjithmone eshte familja ime. Kohet e fundit shikoj qe jam bere kryefjala e te gjithave gazetave.

Diskutohet ndarja ime nga bashkeshorti. Deri ketu eshte gjithçka ne rregull. Me tej lexoj:"Ndahet Soni per te vazhduar karrieren"!!!! Kjo me duket e tepert! Nuk mendojne keto pseudo gazetare, qe ne kemi nje vajze e cila do rritet e neser do lexoje kto arsye absurde per nenen e saj?!!Ju gazetare te "nderuar", vetem emrin me dini, por, asnjehere nuk e dini arsyen e ketij divorci. 

Ju siguroj si une ashtu dhe bashkeshorti im, qe jemi njerez qytetare, qe e kemi marre bashke kete vendim. Nuk duhet te kete patjeter nje element gazetaresk qe te ndahet nje çift. Dashurine nuk e mbajme dot me zor ne zemer. Dashuriandonjehere nuk mjafton. Ndaj gjithe dashurine qe ne kishim per njeri-tjetrin, ia japim Annes. Jemi te vendosur qe rrugetimin e rritjes se Annes do ta bejme te dy, pa kushte. Thjeshte se ne jemi te rritur e te vaksinuar dhe kur mbaron nje dashuri eshte e kote te kerkosh arsye. Mos me thoni qe nuk e dinit kete.

Me lejoni te falenderoj ata pak gazetare, qe nuk e percollen fare kete lajm, ruajten privatesine time dhe preferuan te flisnin per te rejat e mia ne fushen e muzikes. Faleminderit emisionit me te madh te show biz "Prive", Vlorijan Halilit dhe Liberta Spahiut dhe nje faleminderit atyre "miqve" te mi, qe bene te kunderten ne faqet e tyre online per disa dite rradhazi. Ne do jemi gjithmone aty per Annen"

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.