Kamera e medias filmon fletët mbi tavolinë, incident në komisionin e jashtëm
A mund të xhirojë media fletët A4 mbi tavolinë, në një mbledhje të hapur të komisionit të Jashtëm parlamentar, që është e ftuar të pasqyrojë? Mesa duket, jo. Një konflikt me këtë temë ka ndodhur sot në mbledhjen e komisionit, ku kamera e një televizioni po xhironte një raport konfidencial të Ministrisë së Jashtme. Kjo ishte e palejueshme, sipas kryetares së komisionit Arta Dade, që kërkoi daljen e kësaj mediaje nga salla. Por pas këtij debati u largua nga salla dhe opozita. Ndërsa disa prej gazetarëve u rikthyen.
Ndërkaq tema kryesore e mbledhjes ishte marrëdhënia e qeverisë me OSBE-në dhe Këshillin e Europës. Deputeti i PD Bumçi deklaroi se marrëdhënia jonë me OSBE-në ka mbërritur në pikën më të ulët historike, duke dhënë si argument mungesën e përfaqësimit tonë me ambasadorë, pas kthimit të Spiro Koçit përmes një shkrese të Ministrisë së Jashtme, përmes të cilës, tha ai ambasadorit i është ndërprerë edhe rroga.
Add new comment