Stuhia në Cote d’Azur të Francës, 17 të vdekur 4 të zhdukur e mijëra shtëpi të shkatërruara (video)

Postuar në 05 Tetor, 2015 09:03

 

“Ansa” raporton se stuhitë “apokaliptike” dhe përmbytjet në jug-lindje të Francës kanë lënë 17 viktima dhe 35 mijë shtëpi pa energji elektrike. Ndërkohë që 4 personajanë të zhdukur. Qindra pushues gjithashtu kanë mbetur të bllokuar. Shiu i pothuajse dy muajve ra vetëm në pak orë të shtunën (3 tetor) në darkë në Cote d’Azur. Shirat bënë që lumi Brague të dilte nga shtrati, lum i cili shtrihet në qyteza të populluara të Kanës dhe Nisës. Rrugë të tëra janë përfshirë nga dallgë me ujë me baltë që kanë shkatërruar shtëpitë e makinat e njerëzve në rivierën franceze. Disa të prej të vdekurve janë dhe personat që u strehuan në makinat e tyre duke menduar se mund të jenë më të sigurtë. Presidenti francez, Francois Hollande u takua me banorët, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar nga fatkeqësia natyrore. Shkollat janë të mbyllur sot, ndërsa vazhdon kërkimi për 4 të zhdukurit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.