Një Frat gjerman ndihmon në ndërtimin e një ure dhe të një rruge në Pukë

Postuar në 04 Tetor, 2015 16:42

Një urë dhe një copë rrugë. Pa folur për ujin e pijshëm pa orar, që e kemi ëndërr të pashuar.  Kaq pak kërkojnë njerëzit në këtë vend, por sërish askush nuk po ja del që ta çojë në fund këtë pretendim minimal. Rasti më i fundit provon dështimin në këtë drejtim. “News 24” raporton se një prift gjerman, Frat Andreas Walterman ka ndihmuar në gjetjen e fondeve për ndërtimin e urës mbi lumin Fan dhe rrugës në fshatin Kavlina në Pukë. “Ata gjithnjë rrezikonin, madje edhe të vdekurit i mbanin mbi shpinë”, thotë Frat Walterman. Ky akt ka sjellë gëzim tek banorët për të cilët dielli rilindi. “Sot dielli rrezaton ndryshe”, thotë një grua e moshuar. Ndoshta është koha që njerëzit të ecin në këtë rrugë, të nisin vetë të shtrojnë rrugët e të ndërtojnë urat. Natyrisht, shteti mund të bëjë më minimalen fare, pa u lodhur se mezi e kemi: të bëjë zbritje në taksa për shumën që vetë banorët investojnë. 

http://www.balkanweb.com/site/edhe-te-vdekurit-mbi-shpine-kur-kalonin-lu...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.