Angela Merkel sipas një portretizimi me frymëzim nga "Nënë Tereza"

Postuar në 19 Shtator, 2015 23:46

Zemërgjerësia dhe shpirti human i “Nënë Terezës” është gjetur si metafofë për të ironizuar zonjën e hekurt të Gjermanisë dhe vendimet që ajo mori fillimisht për të pritur një numër të madh emigrantësh nga Lindja që po mësyjnë Europën dhe më pas lëshimin e urdhërit për të rikthyer kontrollet në kufirin me Austrinë.

Revista “Spiegel” portretizoi kancelaren Merkel me veladonin e Nënë Terezës për të kritikuar qëndrimin që Gjermania po mban ndaj krizës së emigrantëve sirianë.

“Politikat e saj po përçajnë Europën”- shkruan revista gjermane në balliniën e numrit të saj fundit, teksa komenton qëndrimet  e kancelares në lidhje me emigracionin e paligjshëm dhe kundërshtitë që kanë lindur në Gjermani për këtë çështje.

Revista nënvizon se partenërt europianë të kancelares Merkel por edhe aleatët në qeveri besojnë se ajo ka humbur çdo sens të realitetit me përpjekjen për të treguar ndjeshmëri të mëdha në çështjen e refugjatëve, ndërsa nga ana tjetër tregon dhëmbët duke kërkuar forcimin e kontrollit të kufijve.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.