Saimir Tahiri “sqaron” se AUDI-n e ka shitur, por kishte mbetur në sistem me emrin e tij për një burokraci ashtu...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndërhyrë me telefon në “Opinionin” e Blendi Fevziut sot në mbrëmje, për të sqaruar akuzat ndaj për lidhjet e tij personale dhe familjare me trafikantë hashashi, konkretisht kushërinjtë e tij në Vlorë, si dhe për makinën me emrin e tij që qarkullonte nëpër rrugët e Jugut. Këto akuza janë përmendur nga ish oficeri i antitrafiqeve të Fierit, Zagani, çka Tahiri i konsideron thjesht përpjekje për të marrë strehim politik. Tahiri sqaroi se makina e tij personale, dyshuar për përdorim në transportin e drogës ka qenë e shitur, pa sqaruar nëse blerësit ishin kushërinjtë, dhe ai disponon deklaratën noteriale. Por pse në sistem kjo makinë rezulton ende në emër të Saimir Tahirit? Sipas ministrit, kjo ndodhi pas një burokracie që ka lidhje me bllokimin e llogarive të tij bankare pas gjyqeve që ka pasur me përfaqësues të PD. Madje, Tahiri deklaroi se për të qenë korrekt do të merrte kredi për të shlyer detyrimet dhe për çliruar llogaritë bankare!
Add new comment