Skema për rinovimin e lejeve të qarkullimit, 1.26 mld lekë të reja për të vjelë lekët e gjobave pa adresë

Postuar në 15 Shtator, 2015 16:34

Adresat shpesh të ndërruara apo të dhëna në mënyrë të pasaktë nga ana e shoferëve, detyrojne

Policinë Rrugore dhe Ministrinë e Transporteve të diskutojnë një projekt për rinovimin e lejeve të qarkullimit të mjeteve. Mit’hat Tola, Drejtori i Policisë Rrugore pranoi sot për Neës 24 vështirësitë e institucionit që drejton për të dërguar me postë gjobat në mungesë tek adresat aktuale. Deri tani, rinovimi I një lejeje qarkullimi kushton 3 mijë lekë të reja, ndërsa në Shqipëri qarkullojnë rreth 420 mijë mjete motorike të të gjitha llojeve. Pra nëse ndërmerret ky operacion, do të vilen diku tek 1.26 miliardë lekë. Në këtë mënyrë, do të mblidhet kjo shumë me synim që të shkojë gjoba në kohë tek i zoti. Me qëllimin që edhe kjo të vilet në kohë.

Edhe pse është ende fjala për projekt, mbetet e paqartë sesi shoferët do verifikohen se kanë deklaruar adresën e saktë të shtëpisë. Ndoshta me një vërtetim nga njësia përkatëse lokale e pushtetit vendor? Por kurnjerëzit të ndërrojnë banesë e adresë, siç ndodh rëndom, duhet të nxjerrin leje tjetër qarkullimi?   

a.j

Comments

Submitted by io (not verified) on

Normal qe kur nderron vendbanimin duhet te perditesosh edhe lejen e qarkullimit te automjetit dhe jo vetem ate por duhet te perditesosh edhe karten e identitetit ,kjo ndodh rendom ne te gjitha vendet normale ne te cilat synojme te arrijme

Submitted by Anonymous (not verified) on

Leja e qarkullimit eshte e makines, atje percaktohet edhe kush eshte pronari i ketij mjeti. Cila eshte adresa e pronarit mund ta kete te shkruar edhe leja por nuk eshte kusht i domosdoshem. Shteti funksionon si nje i tere, jo policia rrugore shtet me vete me te dhenat e saj , ujesjellesi shtet me vehte me te dhenat e tij , elektriku po ashtu etj. Cdo shtetas shqiptar ka nje karte identiteti , me ane te saj, personat e autorizuar , hyjne ne te dhenat e regjistruara per kete person dhe gjejne vendbanimin e tij. Mund te gjejne po te duan edhe ne se eshte ne mardhenie pune dhe ku, ne se eshte student dhe ku, ne se eshte mimentalisht ne Shqiperi apo jashte saj etj. Nuk e di ne cilin vend te botes ke pare ti qe kur nderon vendbanim duhet te nderrosh edhe karten e identitetit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.