Shumica rrëzon shpejt e shpejt vërejtjet e Nishanit për arsimin e lartë dhe turizmin
Mazhoranca ka rrëzuar në veprimtarinë e komisioneve parlamentare, të dyja dekretet e presidentit për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë dhe atij për turizmin. Deputetja socialiste Mimoza Hafizi, relatore për ligjin e arsimit ka argumentuar te gjitha pikat dhe kundërshtimet e ardhura nga Presidenti. Pa i bërë asnjë ndryshim projektligjit, deputetja Hafizi deklaroi se ai nuk cenon autonominë financiare, lirinë akademike dhe nuk ka për synim favorizimin e universiteteve private. Ditën e enjte, ligji i rrëzuar do të kthehet në Kuvend për miratim. Ndërsa demokratet u shprehen se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, shumica nuk mori parasysh shqetësimin e kreut të shtetit për paqartësinë qe shfaq ligji i ri i turizmit lidhur me pronat qe do t’i jepen investitorit. Ministri Arben Ahmetaj tha se qëllimi është që të mos krijohen “Goleme të Dytë” ne vend, por nuk sqaroi sesa kushtetuese është të marrësh një pronë private dhe t’ja japësh “investitorit strategjik” për 1 euro. Opozita argumentoi se formulimet qe i janë bërë ligjit bien ndesh me ligjet e tjera.
Add new comment