Ministria e Financave: Tregu i kasave, i liberalizuar që në 2007-n. Po çfarë akuzonte deputetja Kodheli 5 vite më parë?

Postuar në 14 Shtator, 2015 19:09

Ministria e Financave ka reaguar sot zyrtarisht për kompanitë e kasave fiskale dhe akuzat e Konfindustrias për “oligopol”, duke dhënë shifra dhe të dhëna sesi ky sektor është liberalizuar tërësisht që në vitin 2007. Ministria sjell në vëmendje edhe bazën ligjore të vitit 2007 që ilustron këtë liberalizim tregu në detaje teknike. Është interesant pas këtij reagimi, të sjellim në vëmendje një deklaratë për shtyp të deputetes Mimi Kodheli në 28 shtator 2010, pikërisht për kasat fiskale të qeverisë Berisha.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Berisha për liberalizim të tregut, Kodheli pat thënë se kjo deklaratë mbetet gënjeshtër pasi ende nuk është bërë një gjë e tillë. “Ministria e financave nxorri një urdhër ku vendosi kufizimin e garës dhe autorizimin e shitjes së kasave fiskale vetëm për 5 kompani. Pas kryerjes së konkurrimit ministria ka autorizuar kompanitë për shitjen e kasave në shkelje me vetë udhëzimet e saj. PS-ja ka prova se urdhri i ministrisë së financave është gjetur me shkelje ligjore edhe nga vetë kryeministri Berisha”, ka deklaruar asokohe Kodheli.

Si përfundim, a është liberalizuar apo jo tregu i kasave që në vitin 2007? Apo PS-ja sot jep të njëjtën përgjigje ndaj të njëjtës akuzë, me ato që jepte PD-ja dje?

 

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.