Feminiteti “porn - femëror” dhe portalet shqiptare*
Tendenca ngulfatëse e postmodernizimit për ta tubuar edhe përmbajtjen e kulturës të popullarizuar, tekstet e saja, si relevante, përmes analizës së formës e ashtëquajtur –“kulturë mediatike e shoë bizit” , tani edhe në portalet online, tregon (apo) vërteton hapur pa të voglin dyshim se parimi universal i vizualizimit po e mbulon fotografinë e identitetit bashkëkohor gjinor. Ky konstrukt tacit, përkundër prezantimeve vizuele, pse jo- e karakterizon edhe narracionin shoqërues të (stër)mbushur me strandardizime pothuajse me lajme boshe, shpesh herë duke shfrenuar lirinë si dhe të drejtën për të zgjedhur.
“Lajmi” i shpejtë në sintagmën “feminiteti i ri”, përzemërsisht aq i lavdëruar në inkarnacionet e ndryshme të revistave botërore si “Comspolitan”, “Elle”, “Bazaar”, tek ne: “Kosovarja”, “Flatra”, “Teuta”, “Anabel” dhe shumë të tjera, natyrisht për gratë elitare - nuk është asgjë më shumë pos një entuziast euforik konsumues dhe iluzion mashtrues i gjallë i cili fatkeqësisht me sukses po konstruohet në identitetin bashkëkohor gjinor.
Ashtu siç elaboron Antea Tejlor (Anthea Taylor) në analizën inspirative të një artikulli të tillë, lajmi – në lidhje me gruan dhe feminitetin – është rregull markuese e ndryshimeve shoqërore që thërrasin të mëparshmen, e shtypin feminitetin që e trashigon; ndërsa në narativën teologjike për femininzmin ky vizion i ri për gruan është i kuptuar si produkt i fundit i aktivizmit feminist. Karakteristikë e rëndësishme e një përveshje të tillë të feminitetit por dhe të feminizmit është e inkorporuar me vullnetarizëm a priori, e cila është eho e çuditshme e “zgjedhjes së vërtetë”, realizimi i vetëm në kufi me subjektin konsumues.
Po qe se analizojmë më thellë, e drejta për (për)zgjedhje shfaqet të paktën e dykuptueshme: përveç që llogaritet me narracionet e vonuara feministe (nënvizo), në këtë kontekst ajo çfarë i rebelon kundër tyre si parakusht për mundësinë që të krijohet stil personal jetese i pangarkuar (lifestyle), kështu kjo në famën e re të reanimacionit feminist po mbartet në sferën e blerjes pra, i zgjedh të gjitha këto mjete matriale që munden (ose duhet) pa ngarkesë të sugjerojnë dhe ta afirmojnë feminitetin, por fatkeqësisht, në kuptimin patriarkal.
Shqetësuese është dinamika që i ka kapluar portalet tona, të cilat janë larg triumfimit të betejës për të sjellur “natyrën e vërtetë të gruas”, të cilat dita ditës po marrin ngjyrën e iluzionit kapitalist të dukshëm në vetë strukturën e portalit (si fenomen) ku dy e treta është me përmbajtje reklamash, dhe është refleksion i një të tretës së tekstit “inspirativ”, aty ku trupat seksipil e të dëshirueshëm të femrave, në poza provokative dhe me veshje brenduese – bindshëm elaborojnë këtë princip primitiv vullnetar në një zgjedhje imagjinare për identitetin e ri - (porn)femëror.
Nëse analizojmë (jo)sipërfaqësisht, konstatojmë se kjo perandori portalesh e cila udhëheqet kryesisht nga maskilistët po triumfon një betejë të hapur mediatike, me target kryesor gruan dhe feminitetin e saj. Padyshim se ura lidhëse mes rrjetit social instagram dhe portaleve ka tejkaluar çdo parametër të etikës njerëzore, ku në orët e para mëngjesore eskponohen c*** dhe b**** me tituj seksist.
Vështirë është të mos bijë në sy edhe idealizmi magjik i aspiratave të tilla mediatike, përderisa jemi të vetëdijshëm që së bashku me “c*** dhe b****”mu në këto portale botohen analiza, opinione, përkrahje të ndryshme me fraza liberale. Pikërisht këto “postime” përfundojnë si të zbrazura nga kuptimi logjik, sidomos shkrimet e dedikuara për liri, barazi gjinore, feminizëm, të cilat fatkeqësisht përfundojnë në paketën e shitjes si produkte të zakonshme. Këto të fundit (produkte të zakonshme) shndërrohen në këso kategori sepse bëhen të arritshme për blerësin/kilikuesin vetëm duke shtuar (c**** dhe b*****); dhe si rrjedhojë “fuqia” e gruas mbetet asgjë më shumë veç një fuqi blerëse e (modernizuar) në kuptimin më bukfal të fjalës.
Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për industrinë kapriçioze të modës, shou bizit (i shndërruar në pornografi), për produkte të modës apo diçka të tretë, e dëshirueshme është që trupi femëror në numrin më të madh të rasteve të dominojë në përparimin (e shkurtër) të reklamës/imit për qëllime të ndryshme. Të (pa)vetëdijshëm mu këta maskilist veprojnë mbi feminitetin tradicional ose sot- “të kuptuarën e re” e cila nuk është asgjë tjetër, pos një pazar i (pa)kontrolluar i kapitalizmit konsumues.
Trupi i reklamuar iu konvenon normave strikte të bukurisë pavarësisht karremit të dukshëm të mushterisë (në këtë rast edhe ju që klikoni), për çfarëdo produkti të bëhet fjalë, duke filluar nga reklamimi i buzëkuqit deri tek reçipetat, dërgon mesazh suptimal për atë se kush e dirigjon imperativën estetike në ditët e sotme. Por, mos të harrojmë se edhe trupi i gruas dërgon një përgjigje, përsëri, jo me blerjen e thjeshtë të produktit të reklamimit, por shumë më shumë me përgjigjen shqetësuese të dëshirës së zjarrtë për “feminitetin e ri”, e cila sikurse në një paket vjen së bashku me tjetrën, pjesën e mashkullit ku bëhet drejtpërsëdrejti zaptues i personalitetit që pronëson, pra të “feminitetit të ri”.
Nëse analizojmë në formë psikoanalitike, parashtrojmë pyetjen humane: çfarë ndodhë rrënjësisht, përbrendësisht në një trup kaq seksipil, të përsosur, që e shohim çdo ditë nëpër mediumet tona elektronike dhe gjithandej nëpër revistat e famshme në botë?
Fillimisht, le të jetë e qartë se dëshira e zjarrtë për “feminitetin e ri”e cila fillon nga puberteti i një tinejxhereje, pra për të qenë si “Ajo” ka tmerrësisht pasoja të mëdha përbrenda trupit, por do të veçojë: përhapjen e dhimbjes së trupit dhe të mendjes.
Thjeshtësojmë: Sot, përhapja e dhimbjes së trupit dhe të mendjes nuk është më vetëm një dikotomi teorike postmoderne, por një realitet i vrazhdë gjatë pubertetit të një adoleshenteje, e cila, sapo ka filluar ta zbulojë feminitetin e saj, të cilën që nga fillimi e konsideron si me të meta dhe të padëshirueshme.
Naomi Uolf (Naomy Ëolf) në kapitullin e parë të librit të saj “Miti dhe bukuria” ofron një metaforë me elemente piktureske të aparaturave mesjetare të cilat kanë shërbyer si torturë e ashtëquajtur - “Virgjëresha e hekurt”: sandak në formën e një trupi femëror, me fytyrë të buzëqeshur në të cilën është mbyllur viktima fatkeqe që të vdesë; të dënohet fizikisht dhe psikologjikisht për dështimet e saja; ose me gjëmbat e hekurt të cilat janë dizajnuar përbrenda që dal ngadalë ta shpojnë trupin.
Uolf qartë dhe saktë argumenton se “bukuria” si vlerë normative tërrësisht është konstruksionizëm social, dhe, sigurisht patriarkati determinon përmbajtjen e këtij konstruksioni me qëllim të riprodhimit të hegjomenisë së vetë.
Natyrisht, çdo periudhë e gruas ka pasur universin e vet të ndërlikuar, por në çfarë universi është sot gruaja shqiptare? Ajo, si kurrë më parë është radikalizuar në identitetin e perfeksionizmit të bukurisë duke imituar gruan perëndimore, por paralelisht po krijon një model krejtësisht të panjohur për veten. Ajo vazhdon të jetë e mbyllur në trupin ideal, që, natyrisht është një mit i veçantë i kulturës moderne, por përbrenda është e robëruar me të njëjtën vrazhdësi si sandëku mesjetar. Kjo garë mbi fluturimin ideal të bukurisë në banalitetin e saj më se të dukshëm po shfaqet si shumë më shumë serioze sesa duket në këndvështrimin e parë. Pse? Sepse sot po përballemi me tragjedinë e vonuar të anoreksisë dhe të aforafobisë në spektrin e gjërë “të ç’rregullimit të gruas”; e cila po trashigohet paralelisht me histerinë e nevrastenin (dobësi nervore) dukuri e pandryshuar qysh nga shekulli nëntëmbëdhjetë; dhe gruaja shqiptare është hipohondrike; nuk ka as edhe njohuritë bazike për atë se çfarë po ndodhë përbrenda trupit të saj.
Thjeshtësojme:Trupi i anoreksikeve në industrinë mediatke të portaleve tona ofrohet jo vetëm si trup i cili etiketohet si “seksipil” dhe i “përsosur”në këtë vizion valëzues për identitetin gjinor të gruas, por edhe si tekst me përmbajtje seksiste; politikat e së cilës kanë implekime të thella në konstruksionin e mu të njëjtit identitet.
Me fjalët e Suzan Bordo: “... pa marrë parasysh se a a bëhet fjalë për anoreksi, agorafobin apo histeri, arrijmë të kuptojmë se në trupin e sëmurë është gdhendur thellë konstruksioni ideologjik i karakteristikës femërore për periudhën në të cilën bëhet fjalë”.
Trupi i vajzës anoreksike, i cili lutet i nënshtruar, i shtyrë nga margjinat e rendit të caktuar, e përdredhur në të kundërtën e saj, shushërin pa fjalë për terrorin e identitetit të konstruuar mediatik. Këtu bien të gjitha parullat voluntariste dhe e drejta famonoze për zgjedhje; famë e së cilës liria e pakufizuar zbulohet me radikalizimin e principit të britmës të trupit anoreksik dhe(ose) të personalitetit nevrasten.
Një konfirmim, i maksimës Frojdiane se anotomia është fat, gruaja e shekullit të nëntëmbëdhjetë është përshkruar me nocionet e një personaliteti histerik, në kohën e sotme, syri i providencës së portaleve direkt dhe bukfalisht e transmeton feminitetin normativ ku “rregullat i mësojmë direkt nga diskursi i trupit: përmes fotografive që na flasim se çfarë veshje, figure, ekspresion të fytyrës, lëvizje dhe sjellje janë të kërkuara nga gruaja”.
Më shumë se dëbimi i trupit personal, gruaja bashkëkohore shqiptare është dëbuese si nga simbolika ashtu edhe nga egërsimi i kapitalit bukfal, kjo ekuidistancë pa të voglin dyshim është e eksploruar si fotografi por edhe si konsumuese.
Idologjia e kapitalit global ka thithje vepruese të çdo veprimi njerëzor si dhe fuqi magjike për ta rimodeluar sipas kërkesës së pazarit momental. Mu e njëjta, shumë e dukshme, po ndodhë edhe me feminizmin shqiptar, sot është në modë të jesh feministe dhe të mirresh me mutacionet e kampanjave të fundit kundër seksizmit apo dhunës të gruas; por çdo kampanjë e nisur përfundon për një periudhë disa ditore, mujore ose thënë më shkurt: me postimin e disa fotografive nëpër rrjetet sociale dhe me një mini shënim mediak nëpër portale(gjoja inspirativ) për të arritur popullaritetin e dëshirueshëm(të një individi), nga një klasë e caktuar elitaredhe asgjë më shumë.
Interesante, kemi shpatë me dy teha, ku pjesa e feminitetit nga popullimi, sipas fjalëve të Naomi Uolf, mbyllet në trupin e vetvetes që të kompletojë të metat e saja dhe t’i përmirësojë, duke përfshirë edhe përmirësimin e mungesës së personalitetit përmes rolit të konsumesit, përderisa në anën tjetër ky proces ka origjinën nga thellësia e rezervave të familjes patriarkale, gjithashtu në formë suptile të përgjigjet në “kërkimin e kohës”, duke krijuar klasë partikulare të subjektit konsumues të cilët bëjnë gjueti me grepin e nënvetëdijës personale.
Kjo, bashkëloja tinëzare e formës së kulturës së popullarizuar të feminitetit, reklamat dhe OJQ-të të cilat janë në garë, por të pavetëdijshëm se fitimi më i madh aspak nuk kontribon për realizimin e ëndërrës së lashtë të feminizmit për përplasjen e patriarkalit represiv; përkundrazi, po përforëcojnë, po peshon levizja e feminitetit të ri “porn-femëror”.
Kështu pra, me simptomatikën e kapitalizmit të vonuar kemi gjendje të status quo-së globale, ku patriarkati ushqehet nga portofolja konsumuese, ndërsa sistemi i prodhimit dhe i shpenzimit për shkak të mbijetesës së vet e mban dhe e përkrahë. Diku mbi të në lartësi lëndron shpirti i feminizmit marksist, i cili padyshim në fillimet e saja idealiste të vëzhgimit kritik të pjesës së feminitetit kapitalist nga popullarizimi e ka vëzhguar si klasë, duke e konsideruar shumë të fortë për ta rrëzuar.
E sotmja iu përgjigjet të gjitha pretendimeve si një roman distopik i besueshëm, ku gratë pothuajse dhe janë shndërruar në një klasë, konsumese, nënshtruese, të lidhura fort me litarin e kontrolluar patriarkal të modernizuar, kinse për “të drejtën e zgjedhjes personale”. Portalet online po fuqizojnë feminitetin e ri “porn-femëror”, e orientuar nga anëtarët e klasës së lartë dhe të mesme, duke përjashtuar totalisht pjesën tjetër: gruan e thjeshtë, të cilës i mbetet fotografia glamoroze dhe mallëngjimi i hidhur për “të vërtetën” e “feminitetit të ri” mashtrues që asnjëherë nuk do ta arrijë. Pra, do të klikosh përsëri!?
*Titulli origjinal: Ajo dhe “feminiteti i ri”- të lutem klikoje përsëri!
Autorja punon në fushën e marrëdhënieve me publikun në Maqedoni
D
Comments
keqardhja
Po tash ty qe je e shemtuar dhe nuk del dot ne ato portale qka me te ba
Add new comment