Forcat egjiptiane vrasin gabimisht 12 turistë, mes tyre meksikanë. I morën për terroristë
Situata e tensionuar në Egjipt ka bërë që forcat egjiptiane të sigurisë të vrasin gabimisht 12 persona, midis tyre edhe turistë meksikanë. Në momentin që u qëlluan ata ishin duke udhëtuar në katër automjete të ndryshme në perëndim të shkretëtirës egjiptiane. Sipas zëdhënësit të ministrisë egjiptiane të Turizmit, kjo ishte një zonë e ndaluar për turistët për shkak të rritjes së aktivitetit terrorist, ndërsa makinat nuk ishin të licensuara dhe të njohura nga autoritetet. Qeveria egjiptiane sqaroi se forcat e sigurisë ishin në ndjekje të militantëve të ISIS në kufirin me Libinë, zonë në të cilën ata kishte nuhatur praninë e grupit terrorist.
Ministria e jashtme meksikanë ka konfirmuar të paktën 2 shtetas të saj të vrarë, ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimave të tjera. Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto, dënoi sulmin me anë të një postimi në Tuiter, gjithashtu kërkoi nga autoritetet egjiptiane një hetim të gjerë për këtë ngjarje. Edhe pse rebelimi i armatosur kundër qeverisë së gjeneralit Al Sisi është përqëndruar kryesisht në shkretëtirën e gadishullit Sinai, nuk kanë munguar sulmet terroriste islamike edhe në Kajro e qendra të tjera urbane. Ndërsa grupet radikale nga Libia fqinje në kufirin perëndimor, kanë tentuar vazhdimisht të vendosin lidhje e bashkërendim aksionesh me grupet e Sinait në lindje.
Add new comment