Të ardhurat, M. e Financave pranon: Parashikim i gabuar. Taksa progresive nxiti deklarim fiktiv pagash minimale
Ministra e Financave ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, një relacion që sqaron zyrtarisht se përse kanë rënë të ardhurat. Dokumenti është më i zgjeruar se përmbajtja e deklaratave publike, që vënë si arsye të parë, tregues pozitivë si rritja e prodhimit të brendshëm. Kjo bazuar në faktin se 65.8% e të ardhurave e përbëjnë doganat dhe tatimet. Por realiteti është më ndryshe. Në relacionin e publikuar nga “Monitor” thuhet se një arsye është parashikimi i gabuar. “Parashikimi tejet optimist i të ardhurave. Ndikim të konsiderueshëm ka mosmarrja sa duhet në konsideratë, gjatë planifikimit të të ardhurave për vitin 2015, e mosrealizimit të planit nga tatimet dhe doganat për muajt nëntor dhe dhjetor 2014. Ky mosrealizim ul bazën e të ardhurave mbi të cilat llogariten të ardhurat nga tatimet dhe doganat për vitin 2015 me 7.6 miliardë lekë. Peshën më të madhe e kanë të ardhurat nga akciza, TVSH e brendshme dhe renta minerare për eksport”, thuhet në dokument. Ministria e Financave ka gabuar edhe në parashikimin dhe llogaritjen e rritjes ekonomike vjetore. “Rritja ekonomike më e ulët se pritshmërinë. Ky faktor ndikon në reduktimin e të ardhurave me 3 miliardë lekë në krahasim me parashikimin”, vijon dokumenti. Renditen si arsye edhe rënia nga akciza, për shkak të krijimit të stokut si dhe “rënia e trendit të importeve të cigareve”. Një aspekt me rëndësi që pranohet në dokument, është fakti se vendsoja e taksës progresive, ka nxitur informalitetin në deklarimin e të ardhurave personale, një efekt ky që ndoshta shpjegon se përse gjatë verës qarkulloi ideja e tatimit të rrogave të ulëta. “Rënia e të ardhurave personale, në kuadër të vendosjes së tatimit progresiv, i cili hyri në fuqi në fillim të vitit 2014. Zbatimi i tatimit progresiv solli rritjen e formalizimit të punonjësve, pasi u futën në skemën e kontributeve një numër i madh punonjësish, për shkak se ishin të përjashtuar nga tatimi progresiv. Megjithatë, të ardhurat personale janë reduktuar për shkak të deklarimeve fiktive të numrit të të punësuarve me pagë përkatësisht në kufijtë 30 mijë lekë dhe 130 mijë lekë”, vlerëson dokumenti. Siç shihet Ministria e Financave pranon dështimin në parashikim dhe jo në menaxhim, që duket sikur konfirmon se u desh kjo goditje që drejtuesit e saj të “njohin” Shqipërinë.
Comments
po ky do te justifikoje
po ky do te justifikoje paaftesine e kesaj sykoqes qe ka ne krah??? fytyre e shpifur, I dhane titulli Blere punetore pale, me animacionin e grenxes ngjan me punen e bletes nje 0 e madhe.
Add new comment