Fotolajm/ Piramida, dje u lye, sot u ndot (Foto)
“Paqja është gjithmonë e mundshme”. Në kuadrin e kësaj ceremonie, me sa duket vigjëlenca ka humbur ca edhe pse Drejtoria e Policisë thotë se ka marrë masat e nevojshme që gjithçka të shkojë më së miri. Në foto shihet një grup nxënësish të ardhur nga larg Tiranës, të cilët i janë qepur majës së Piramidës si majës së Everestit. Një gjë e tillë kishte ca kohë që nuk kishte ndodhur, pasi nxënësit e Tiranës kishin tentuar të gjitë të hipnin nga një herë deri në majë, dhe kjo për ta tanimë quhet si një fazë e tejkaluar. Piramida, ky objekt që as nuk është prishur dhe as nuk është rikonstruktuar, vetëm para disa ditësh u lye nga një ndërhyrje e Bashkisë, me qëllimin për ta bërë atë estetikisht më të pranueshme. Sot ajo është bërë sërish pis nga këmbët e dhjetëra të rinjve që hipnin e zbrisnin sa t'ua merrte mendja.
Comments
BREZ MUTI.KJO ESHTE E ARDHMJA
BREZ MUTI.KJO ESHTE E ARDHMJA E SHQIPERISE
Add new comment