Ngjela shpjegon ciklin e mbyllur korrupsion-drejtësi-mungesë të ardhurash. Aksioni i fundit, si “tufëzimet” e dikurshme
Në një intervistë për Tema Tv, Spartak Ngjela shpreh pesimizmin e tij mbi të pritshmen reformë në drejtësi, për të cilën sipas tij “nuk ka vullnet nga ky formacion politik". "Të bësh reformën do të thotë të eleminosh gjysmën e gjyqtarëve nga sistemi”, thotë ai. Për Ngjelën, aksioni i shpallur nga qeveria për luftën kundër informalitetit ngjan me tufëzimin që Hoxha i bëri kapitalit.
Por edhe më interesant është shpjegimi i ciklit të mbyllur që Ngjela i bën mungesës së të ardhurave në vend dhe iluzionit të fondeve që do të vijnë nga BE.
“Bashkimi Europian nuk është formacion politik, por formacion ekonomik dhe kjo do të thotë që ti të kesh një treg me ligj të lirë dhe të mbrojtur nga një gjykatë e pavarur. Çfarë parash do të japin ata? Shqipëria humbet 3 miliardë euro në vit, sepse kjo qeveri nuk po bën dot reformën. Nëse nuk bën reformën, para nuk ke, po mundohesh si Enver Hoxha me tufëzimin t’i biesh kapitalit se nuk ke para, dhe nuk ke para sepse nuk të financojnë për faktin se ke korrupsion, se nuk ke para sepse nuk po godet korrupsionin se nuk ke drejtësi të pavarur, nuk ke drejtësi të pavarur sepse nuk krijon dot sistem. Si do ta bëjnë? – Nuk e bëjnë dot. Problemi është sa do ta zgjasin?”
Add new comment