Mbyllen kufijtë mes Kolumbisë dhe Venezuelës, dy vendet tërheqin ambasadorët

Postuar në 28 Gusht, 2015 09:42

Bogota dhe Karakas kanë thirrur dje ambasadorët respektivë për kryerjen e konsultimeve, bëhet e ditur nga autoritetet e dy vendeve të përfshira nga një krizë mosmarrëveshjeje dypalëshe për shkak të vendimit nga ana e Venezuelës për mbylljen e kufirit dhe dëbimin e shtetasve kolumbianë. “I kam dhënë udhëzime ministres së Punëve të Jashtme për të thirrur për bisedime ambasadorin tonë në Venezuelë”, citon agjensia e lajmeve AFP deklaratën presidentit kolumbian, Juan Manuel Santos të bërë gjatë një ceremonie publike.  “Duam t’i tregojmë mbarë botës se ç’po ndodh pasi kjo është tërësisht e papranueshme”, shtoi presidenti duke iu referuar krizës kufitare mes Kolombisë dhe Venezuelës që shpërtheu javën e kaluar. Santos shpjegoi se e mori këtë vendim pas mos respektimit nga ana e Venezuelës të marrëveshjes së arritur një ditë më parë me vizitën e Mbrojtësit të Popullit kolumbian në qytetin kufitar të San Antonio de Tachira-s për verifikimin e deklaratave të abuzimeve të kryera ndaj kolumbianëve të dëbuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.