A mund të besohet?
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, doli sot për të sqaruar versionin e qeverisë për çështjen e azilit. Po rendisim atë që tha ministri:
1. Nuk ka sot një vend të vetëm në rajon ku partitë opozitare ta shfrytëzojnë emergjencën e emigrantëve nga vendet e konflikteve të thella, dhe në këtë kuadër, edhe të azilkërkuesve të paligjshëm, për të keqpërdorur dhe për të nxjerrë përfitime politike ditore.
2. Ne jemi tërësisht të përgatitur për të parandaluar dhe frenuar fenomenin e azilkërkimit.
3. Policia e Shtetit dhe MPB, kanë hartuar dhe po zbatojnë çdo ditë një plan masash të detajuar për të adresuar këtë fenomen në themel.
4. Është hartuar dhe po zbatohet një plan i veçantë masash në pikat e kalimit kufitar, duke respektuar në mënyrë rigoroze kërkesat e BE-së dhe rregullat e lëvizjes së lirë të shtetasve në hapësirën Shengen.
5. Në këtë kuadër, si ndihmë shtesë dhe si provë e bashkëpunimit intensiv të Policisë së Shtetit me Agjencitë partnere, oficerë të Policisë gjermane po bashkëpunojnë ditë për ditë dhe intensivisht me oficerët e policisë shqiptare në kufi, në kuadër të programeve të BE-së, FRONTEX, për ekspertizë më të specializuar në kontrollin e daljes së shtetasve që udhëtojnë në vendet e BE-së.
6. Si pasojë e kërkesave rigoroze për respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë në zonën Shengen, është rritur ndjeshëm numri i personave që u është refuzuar dalja nga vendi ynë për shkak se nuk kanë plotësuar kërkesat e BE-së lidhur me lëvizjen e lirë në zonën Shengen.
7. I kam kërkuar gjithashtu homologut tim që të rishikohet mënyra, përmasa dhe lloji i ndihmës ditore sociale gjë që do të dekurajonte iniciativën për të kërkuar azil qoftë edhe për të përfituar për aq pak kohë ndihmë sociale për aq kohë sa azil kërkuesit rrinë e presin përgjigjen definitive të autoriteteve të shtetit pritës.
8. Dua t’ju bëj me dije ju se nga analiza e të gjitha të dhënave dhe informacioneve që ka Policia e Shtetit, autoritet tona dhe në shkëmbim intensiv informacionesh që ofrojnë vendet partnere, rezulton se shumica dërrmuese e qytetarëve që kërkojnë azil janë shtetas shqiptarë me banim të përhershëm në një nga vendet e BE, pra emigrantë shqiptarë me banim të përhershëm në një nga vendet e BE që shpërngulen nga ai vend për të kërkuar azil në Gjermani ose në një vend tjetër të BE.
9. Rritja me 0.6% në shtatë muajt e parë të këtij viti do të thotë trendi natyral i lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptar në vende e BE-së dhe nuk i përgjigjet fare rritjes së azilkërkuesve në Gjermani apo në vendet e tjera të BE.
Shënim: Secili është i lirë t’i besojë ose jo ministrit në fjalë.
Disa pyetje...
1. Nëse nuk ka fluks shqetësues nga Shqipëria, përse vendosen në kufi me Greqinë policë gjermanë?
2. Ministri thotë se ata janë në kuadër të FRONTEX. A është e vërtetë kjo dhe a mund të bëhet publike marrëveshja?
3. Pse Gjermania flet për mundësintë rikthimit të vizave me Shqipërinë kur nuk ka fluks nga vendi ynë?
4. Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, edhe nëse kërkojnë azil, nuk e bëjnë këtë duke shkelur rregullat e Shengenit, pasi ato posedojnë dokumenta me të cilat lëvizin lirisht dhe pa kufizim qëndrimi brenda hapësirës Shengen. I kujtojmë z. Ministër që dokumentet e qëndrimit në vendet e BE-së nuk kanë nevojë për vaksinimin 90 ditor që ka pasaporta shqiptare, pronë e Ministrisë së Brendshme
5. Mbi cilin kriter nuk janë lejuar të kalojnë kufirin qytetarët shqiptarë kur nuk ka asnjë emergjencë nga Shqipëria?
Çfarë thotë pala gjermane
Po përcjellim atë që ambasada gjermane i tha “ResPublica” para disa javësh për këët temë. “Që prej datës 16 korrik 2015 janë vendosur në Shqipëri dymbëdhjetë punonjës së Policisë Federale, të cilët kryejnë shërbimin e tyre së bashku me kolegët shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë, Kapshticë dhe Kakavijë. Qëllimi i misionit është shkëmbimi i përvojave dhe mbështetja e policisë kufitare shqiptare. Punonjësit e Policisë Federale mbështesin me konsulencë kolegët e tyre shqiptarë në mënyrë të vecantë gjatë mbikqyrjes dhe kontrollit në kufi, me qëllim luftën e migracionit ilegal dhe krimit ndërkufitar. Ky mision i policëve federalë bazohet mbi një marrëveshje të shkruar, të lidhur ndërmjet Presidentit të Policisë Federale Gjermane Dr. Romann dhe Drejtorit të Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin Genc Merepeza. Misioni i policëve federalë për mbështetjen e kolegëve shqiptarë merr rëndësi më shumë edhe për faktin se Gjermania është një shtet, i cili ka përvojë të madhe në luftën e migracionit ilegal dhe është një nga shtetet më të prekura për momentin nga ky fenomen”. Pra Shqipëria është burimi dhe jo Greqia apo Italia. Këtu nuk po përmendim deklaratat e ministrit të Brendshëm gjerman, deklarimet e herëpashershme të ambasadorit gjerman në Tiranë. Por ndoshta dacka për këtë qeveri që gënjen do vijë në Vjenë.
Comments
privat
Ato pyetje jane per mendimin tim me logjike te lehte. Ketu flitet per statistike jo per hamendje. Nese keni te tjera satistika jepjani opinionit qe te mos i besjne Ministrin por tu besojne juve.
Mos flisni kot kur nuk njihni aurgumentin
(I kujtojmë z. Ministër që dokumentet e qëndrimit në vendet e BE-së nuk kanë nevojë për vaksinimin 90 ditor që ka pasaporta shqiptare, pronë e Ministrisë së Brendshme)!!!!!!!!!!!!!! Kjo nuk eshte aspak e vertete . Leja e qendrimit ne njerin nga vendet e BE nuk te jep te drejten e qendrimit pa limit ne vendet e tjera te BE. Qendrimi eshte i limituar deri ne tre muaj dhe gjithsesi duhet te jete i denoncuar ne autoritetet administrative te shtetit mikprites. Kjo vlen gjithashtu edhe per qytetaret qe gezojne nje shtetesi te nje vendi antar te BE-se. Dhe ne rast se duan te qendrojne per me shume se tre muaj duhet te kerkojne nje leje qendrimi ne vendin mikprites. E drejte kjo qe nuk gezohet nga qytetaret extra EU, si shqiperia etj. Edhe pse jane te pajisur me leje qendrimi te nje vendi tjeter te BE. Psh Greke apo Italiane dhe duan te emigrojne ne Gjermani
Thjesht e shqip
Eshtè shumè e pamundur qè qytetarèt Shqiptarè qe jetojnè legalisht nè njè vend tè BE tè aplikojnè pèr azil nè Gjermani :
Sè pari : Tè gjithè ata qè kanè mbi 5 vjet qèndrimi nè njè vend tè BE kanè leje qendrimi tè pèrhershme (pa afat) tè formatit CE/EU () tè cilat mund tè konvertohen lehtèsisht nga nje vend nè njè tjeter.
Se Dyti : Tè gjithè ata qè kanè leje qendrimi 2 vjecare etj, nè momentin qe kanè njè ofertè pune pajisen nga autoritetet perkatèse (nè gjithe zonen shengen) me leje qendrimi me afat sa kontrata e punes, ose max 2 vjecare si fillim.
Prandaj lejini broçkullat z. minister e ik pyesni ata emisaret e PD qe shkojne dere me dere pèr tè shtyrè njerezit tè largohen.
shum e pasakt. edhe per sta
shum e pasakt. edhe per sta qe kan leje te perhershme qendrimi ne njerin nga shtetet e BE kan nevoje per dokumentacion te ri ne shtetin Gjerman psh . perjashtim bejn shtetasit e vendeve te vjetra antare te BE . edhe Rumunet e kan te kufizuar lejeqendrimin ne Gjermani per 90 dite perderisa nuk jan te punesuar . prandaj shkrimi.lart eshte vetem nje perralle e thurrur bukur . Ne Kufirin e Kroacise deri vone ka pasur police gjerman .Minister kjo eshte e pazakont te politikanet shqiptar por kesaj radhe keni shum te drejt dhe jeni korrekt.
kur diskutohen probleme qe
kur diskutohen probleme qe nuk I njehas, eshte
vetem para 5 ditesh 7 familje
vetem para 5 ditesh 7 familje shqiptare qe banojne me Greqi, Kane kerkuar azil nje Gjermani. Nuk I tregojne dok greke, sense kane frike se ia bejme nul. Kjo eshte arsyeja, o analiste dhe njohes mire te rregullave Schengen, qe ata nuk prezantojne dok te tjera dhe nuk mund te fine me shume se 90 dite.
Add new comment