Zëdhënësi i KOASH-it: Mbi një mijë ndërtime pa leje në bregdet, kisha i prishi punë qeverisë?!
Zëdhënësi i Kishës Ortodokse Thoma Dhima i cilëson si pafytyrësi veprimet e qeverisë shqiptare me kishën e Shën Athanasit në Dhërmi, në një reagim të sotëm.
“Pafytyresia nuk ka kufi.
Kur e pane se historia me monumente nuk u piu uje dhe nuk ia dolen ta prishnin kishen, tani kane sajuar nje kerkese te inspektoriatit vendor te Himares, drejtuar atij qendror per te prishur nje ndertim pa leje ne Dhermi.
Pra kisha e ndertuar ne vitin 1992, vendi i shenjte ku falen prej 23 vjetesh besimtaret, qenka ndertim pa leje, ndersa ndertimet skandaloze buze detit, qe kane shkaterruar natyren qenkan te rregullta?!
Gjithe Bashkia Himare ka mbase me shume se 1 mije ndertime pa leje, nga te cilat me siguri disa qindra buze te detit dhe ndertimi problematik qenka vendi i shenjte maje kodres?!”
Add new comment