Marrëdhënia e re Shqipëri – Gjermani. Gjykojeni vetë
Marrëdhënia e Shqipërisë(qeverisë shqiptare aktuale) me Gjermaninë kohët e fundit, ka njohur një përmasë të re. Por çfarë është realizuar? Marrëdhënia është interes i ndërsjellë, pra edhe Shqipëria merr pa jep. Le të rendisim disa pika të marrëveshjeve të fundit dhe secili të gjykojë vetë sesi negocion kryeministri i Shqipërisë, apo “lideri i Ballkanit”, siç pretendon një thashethem që bëri shumëkënd për të qeshur:
1. Komisioni Europian lajmëron se në Europë kërkohen 1 700 000 punëtorë. Gjermania paraljmëron kthimin e vizave dhe sjell policë në kufi me Greqinë
2. Kancelarja Merkel ka promovuar që prej një viti Edi Ramën si një nga liderët e moderuar në Ballkan. E megjithatë sot flitet për azilkërkuesit shqiptarë si problem serioz në Gjermani
3. Kryeministri i ka hapur dyert biznesit gjerman, por në këmbim shqiptarët marrin vetëm lajmin se do dëbohen
4. U fol për konçesionin e aeroportit të Rinasit. Kaloi në harresë
5. Qeveria i përtëriu liçencën operatorit AMC që dihej se do ta blinte Deutsche Telekom. Shifra nuk u bë kurrë publike. Shqiptarët nuk pranohen në Gjermani
6. Deutsche Telekom do të zbatojë operacionin për matësat inteligjentë, një punë që nuk e ka fushën e vet. Do t’i jepet një nënkontraktori! Pse atëherë ky promovim nga kryeministri? Smart meter nuk është vetëm matja si proces, por edhe shpërndarja. Akoma më e paqartë është situata kur mendojmë që smart meters nuk është aktiviteti primar i DT. Mbledhja e të dhënave duke përdorur rrjetin e vet është puna e DT. Por DT=AMC nuk zotëron në Shqipëri një rrjet që mbërrin në çdo familje. Atëherë, ose bashkë me projektin e smart meters do të jepet edhe një mundësi për një rrjet kombëtar, ose do të realizohet kjo me blerjen e Albtelecom (çka indirekt mund të na bëjë të kuptojmë që blerja e Albtelecom nga ana e DT varet edhe nga projekti i smart meters, i cili do të justifikonte kostot e blerjes); ose do të realizohet me sistem 3G/4G. Ky rast i fundit i ngjan atij të sistemit të komunikimit të kasave fiskale, komunikim i cili realizohet po me rrjetin e AMC-së. Megjithëse kompanitë e tjera celulare kanë kërkuar edhe ato akses në këtë sistem komunikimi, asgjë nuk ka ndryshuar dhe ky sistem ka mbetur në duart e AMC-së. Flasim për 85 000 kasa që mund të shkojnë në 120.000 me sulmin e ri të shtatorit (oops, të ketë qenë kjo një prej shtysave???).
7. U pompua me të madhe Konferenca e Berlinit dhe roli i Shqipërisë aty. Projekti i garantuar për financim(ndër të mëdhenjtë) është projekti serb i autostradës Nish-Prishtinë. Qeveria shpreson për Korridorin e Kaltër. Do të shihet në Samitin e Vjenës
8. Qeveria shqiptare mbajti qëndrim të ftohtë ndaj qeverisë greke të Alexis Tsipras, si njeri problematik për BE-në dhe Gjermaninë(një arsye ndër të tjera edhe kjo). Sot apeli ndërkombëtar është: Qeveria shqiptare duhet t’u kthejë shpresën qytetarëve të vet
PS: Marrëdhëniet me Gjermaninë janë shumë të rëndësishme dhe duhen zgjeruar. Por mirë është që reciprociteti të ndiqet si kriter ndonjëherë.
Add new comment