Kanabisi mbretëron sërish në Dukagjin. Policia nis një tjetër operacion masiv
Mbi 200 parcela me kanabis janë identifikuar në zonën e Dukagjinit, ku forca të shumta policie kanë zbarkuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm për të filluar një operacion për eliminimin e bimëve narkotike. Efektivë të RENEA-s, FNSH-së dhe punonjës së Drejtorisë së Policisë Shkodër përbëjnë në total mbi 450 forca policore dhe 70 automjete të mbështetura edhe nga helikopterë. Operacioni i koduar "Brashta" do të shtrihet në fshatrat Ndreaj, Brashtë, Pylaj, Bob, Vuksanaj dhe Breg Lumi. Ky është operacioni i dytë i madh kundër kultivimit të kanabisit që zhvillohet në zonën e Dukagjinit. Në operacioni që nisi në të njëjtën periudhë një vit më parë u qëllua ndaj helikopterit të ushtrisë të cilin policia e kishte marrë nën përdorim.
Add new comment