Kisha pranon zyrtarisht: Kyepeshkopi Janullatos me probleme të shëndetit (përditësuar)

Postuar në 18 Gusht, 2015 11:18

Diskutohej prej disa kohësh, por tani ka dalë në media. Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore, çka pranohet nga zëdhënësi i saj, Thoma Dhima. Dhima hedh poshtë diskutimin për zëvendësimin e Janullatosit, ndonëse shton se “këto janë gjëra që i përkasin krerëve të lartë të kishës”. “Këto janë gjëra që i përkasin vetëm Sinodit të Shenjtë. Sinodi nuk ka pasur një diskutim të tillë. Këto janë gjëra që diskutohen ndërmjet krerëve të lartë të kishës. Ai është më mirë me shëndet dhe kjo është e gjitha që mund të them”, thotë Dhima në një intervistë për gazetën “Shekulli”. Zëra të pakonfirmuara nga komuniteti ortodoks kanë vënë edhe fishtin madje mbi personin zëvendësues, por këto mbeten tërësisht të pabaza sa kohë që Janullatos është gjallë dhe sa kohë vendimi i takon Sinodit. http://www.shekulli.com.al/p.php?id=301247 Ndërkohë, përmes një statusi në Facebook, KOASH, ka shtuar sqarimin e mëposhtëm, që sipas saj, "nxjerr bllof" mediat që shkruajnë se Janullatos është sëmurë: "Kryepiskopi Anastas sipas gazetës ka qënë rëndë, duke bërë testamente dhe mbledhje sinodi (Këshilli i peshkopëve të një kishe, ndryshe koncil në kishen perëndimore) për të vendosur se kush do të jetë kreu i ardhshëm i këtij komuniteti. Thoma Dhima, zëdhenës i këtij komuniteti ka replikuar ashpër, madje edhe me fakte. Nëpërmjet disa statuseve të tij në Facebook ai ka shpjeguar se Kryepeshkopi Anastas, ka qenë sëmurë, por në periudhën e fundit të Majit dhe fillimit të Qershorit. Më tej ai vazhdon se nuk ka patur asnjë mbledhje sinodi, asnjë testament, duke nxjerr bllof këte media të shkruar dhe portalet online që kanë si tradite dhe bëjnë luftë për “copy-paste” në lajm se kush do ta publikoj i pari. Kohët e fundit mediat online dhe ato të shkruara, për të përfituar më shumë kanë gjetur si zgjedhje aludimet rreth lajmit duke krijuar fantazi nga më të ndryshmet. Dhe prej këtyre aludimeve, ata e tjetërsojne lajmin, dhe në bazë të titullit të tij, tërheqin lexuesin, dhe falë lexuesit tërheqin paratë që vijnë nga klikimi në lajm. Duke shkaktuar kështu, një biznes mediatik, duke humbur qëllimin pse janë krijuar".

Comments

Submitted by Tomka (not verified) on

Pff nuk paska komentu dhe ketu me ndonje sqarim ekstra Thomai I kishes?!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.