PS - LSI, radha për dyshen Mile - Shkëmbi që të replikojnë

Postuar në 18 Gusht, 2015 10:01

Pogradeci po bëhet indikator i marrëdhënieve brenda së majtës. Nuk e ka përtypur mirë kandidatja e LSI-së për Pogradecin, Diana Mile, deklaratën e bërë një ditë më parë nga ish kryetari i bashkisë për 3 mandate, socialisti Artan Shkëmbi, sipas të cilit e majta humbi në këtë bashki edhe për shkak të kandidaturës së dobët. Në një reagim dërguar gazetave Panorama e Dita, Mile thotë:

“Kjo kandidaturë e imja ishte e papërshtatshme për pazarxhinjtë e Pogradecit, përfshi edhe ish kryetarin që u bë personi shkaktar i betonizimit të qytetit. Ju zoti ish kryetar nuk punuat asnjë ditë pro fushatës së përbashkët PS-LSI sepse do punonit për veten.

Zoti ish kryetar e dinte që unë kam strukturuar bashkinë në mandatin e tij të parë, (mandat i suksesshëm që ja shiti këtij qyteti për 12 vjet), hartova dhe miratuam në bashkëpunim me qeverisjen qendrore, maj 2005, një plan të qendrës së Pogradecit në funksion të turizmit të cilën ish-kryebashkiaku nuk e vuri asnjëherë në zbatim për t`i hapur rrugë bashkëpunimit me kryetarin e sapozgjedhur të bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri, për të zaptuar hapësira publike, për të prerë pemë, për të flakur rëndom në lulishte bustet e dy heronjve të Pogradecit, për të zbehur dhe cenuar imazhin e katedrales së re duke ndërtuar vetëm pallate 12 katësh”, shprehet Mile, duke lëshuar dhe një kunj të fundit, “merakosem për këtë Shqipëri se si ta lanë ty në dorë të zbatoni reformën historike, administrativo-territoriale”.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.