Ftesat e Veliajt për adoptime, humoristët politikë hyjnë në garë

Postuar në 17 Gusht, 2015 14:03

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj pak ditë më parë bëri thirrje që biznesi apo qytetarët të adoptojnë një çerdhe për të përmirësuar kushtet e saj. I pari që iu përgjigj thirrjes ishte aktori i humorit Gazmend Paja që adoptoi një çerdhe. Paja njihet për simpatitë e tij socialiste. Ndërkaq kolegu i tij Julian Deda, i atashuar pranë strukturave të PD-së, ofrohet të adoptojë Kryemnistrinë.

“Dua t’i bashkohem nismes “apokaliptike” te Erit, per te adoptuar nje institucion. Dua te adoptoj institucionin e kryeministrise. Madje dua ta riparoj. Si fillim do heq ate tenden e shemtuar, pastaj do marr ate kerpudhen dhe do e çoj atje ku derdhen plehrat e qytetit. Me te mbaruar me fasaden, do filloj riparimin e brendshem. Ju do pyesni me cilat lek do i bej une keto pune, se nuk jam as biznesmen e as i pasur tokash. Pyetje e drejte. Kete nuk e di, por me thane se ti jep vete Eri. Me pak fjale, eshte me gjasme”, shkruan Deda në FB.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.