Befasitë e qeverisë nuk mbarojnë. Jepet me konçesion shërbimi përmbarimor. Kriteret i përgatiti kompania fituese

Postuar në 16 Gusht, 2015 15:28

Ministria e Drejtësisë, me Nasip Naçon në krye, hyn më në fund në tregun e koncesioneve, teksa ka dhënnë me konçesion shërbimin përmbaarimor për ekzekutimin penale me gjobë dhe shpenzimet gjyqësore. Gazeta “Shqiptarja.com” që shkruan për këtë konçesion, raporton se ka qenë kompania fituese, “Shërbimi Përmbarimor Zig”, ajo që ka propozuar në Ministrinë e Drejtësisë konçesionin. Arsye: përmbaruesit mbledhin vetëm 2% të gjobave, ndërkojë që vetë këta të fundit pretendojnë se kanë mbledhur 89% të gjobave. Ministria ka vendosur të ecë përpara me konçesionin, të cilin e ka fituar pikërisht “Zig” që do të investojë 250 milionë lekë. Ajo që bie në sy është se kompania ka qenë e vetme në garë, pasi pesë kompani të tjera u tërhoqën. Të pyetur nga gazeta se përse u tërhoqën, përfaqësues anonimë të kompanive kanë deklaruar se “dihej që do ta fitonte Zig”. Propozues ka qenë “Shërbimi Përbarimor ZIG. Rregullat e garës ishin vendosur paraprakisht, kjo pasi drejtuesit e kompanisë ishin nismëtarët dhe jo vetë ministria e Drejtësisë. Kështu që menduam mos bëhemi pjesë e kësaj gare, dhe le ta merte ZIG…”. Çka do të thotë se në thelb kriteret dhe rregullat i ka përcaktuar kompania që ka propozuar konçesionin, kurse Nasip Naço me sa duket vetëm sa ka vënë firmën.

Comments

Submitted by Berisha imun (not verified) on

Cdo dite shpjegon perse Berisha ezhte monument, qe ruhet nga pluralizmi shteteror.
Berisha imun (ju lutem, jo hani mun, por me imunitet.)
Sepse kur pasardhesit vijne per te bere para te madhe, te shpejte, paraardhesi eshte i shpetuar...
Naco vetem firmen ofroi, verifimoni nr e llovarise ku shkon korrupti.
Perfhtyroni diceferencen me firmen e Ngjeles!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.