Buxheti nën pritshmëri, 11.2 mld lekë më pak të ardhura në 7 muaj
Të ardhurat në buxhetin e shtetit nga administrate fiskale vazhdojnë të jenë nën pritshmëritë e fillimvitit duke shënuar një mosrealizim prej 11.2 miliardë lekë më pak në fund të muajit të shtatë. Në një kronikë të traspetuar në “Tv Scan” por të bazuar mbi sipas statistikave paraprake nga Ministria e Financave, thuhet se të ardhurat për periudhën Janar-Korrik janë realizuar në masën 215.7 miliardë lekë, nga 226.9 miliardë lekë që ishte planifikimi në fillim të vitit. Totali i shpenzimeve arriti në 231.6 miliardë lekë, nga 254.5 miliardë që ishte plani, ndërsa deficiti buxhetor është në vlerën e 15.9 miliardë lekëve. Të ardhurat për 7mujorin nuk ishin në nivelin e pritshëm, edhe pse në fillim të këtij viti hyri në fuqi paketa e re fiskale, ku pati një sërë rritje taksash, me anë të cilave pritej që mbushej arka e shtetit. Dy taksat kryesore, TVSH dhe akciza paraqiten me mosrealizim të ndjeshëm, dhe konkretisht të ardhurat nga TVSH janë 69.2 miliardë lekë, nga 71.9 miliardë lekë që ishin planifikuar për këtë periudhë, ndërsa nga akciza janë mbledhur 21.3 miliardë lekë, nga 27. 8 miliardë lekë. Duke bërë një përllogaritje të thjeshtë, të ardhurat nga TVSH janë rreth 2.7 miliardë lekë më pak dhe nga akciza 6.5 miliardë lekë. Por si duhet parë ky mosrealizim i nivelit të të ardhurave nga akciza, si një ulje e konsumit të mallrave që pagujnë akcizë, apo si një rritje e kontrabandës apo informalitetit të tregut të tyre. Ndërsa niveli i të ardhurave nuk është në nivelin e parashikuar, qeveria ka njoftuar se në fillim të muajit Shtator do të nisë një fushatë kundër informalitetit, çka pritet të rrisë dhe performancën e administratës fiskale.
Add new comment