Rishfaqet Blerim Çela. Thotë se PD duhet rithemeluar duke larguar dhe uzurpatorët e saj

Blerim Çela, një prej themeluesve të Partisë Demokratike, hedh akuza të forta mbi lidershipin e partisë, që sipas tij, për shkak të interesave personale e çuan PDnë drejt humbjes së thellë të 21 qershorit. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” Çela thotë se PD është shkëputur nga demokratët e vërtetë dhe se Lulzim Basha është i pafuqishëm për ta drejtuar atë. Blerim Çela apelon për rithemelim të PDsë, pasi vetëm në këtë mënyrë ajo mund të ringrihet për t’u rikthyer në pushtet ndërsa apelon demokratët e vërtetë që të ngrihen dhe të largojnë sipas tij uzurpatorët e PDsë.
Duke folur për humbje e PDsë në zgjedhjet e 21 qershorit, Blerim Çela thotë: “PDja u kthye në një parti autokratike, që u largua nga baza e partisë, u largua nga njerëzit e saj, nga demokratët e vërtetë. PD humbi sepse në vitin 2009, kur PDja bëri aleancën me LSInë, humbi besimin për të qenë forcë e djathtë. Lulzim Basha nuk duhet të jetë më kryetar partie, jo se është i pafatë, por sepse ai nuk doli kryetar i kandiduar nga baza por u përzgjodh nga Berisha. Kjo zgjedhje iu imponua antarësisë së PDsë për t’u votuar, praktikë kjo e zbatuar edhe në raste të tjera të PDsë. Koha vërtetoi se Basha nuk pati fuqi të bëhej 1ësh prandaj duhet të hapë krahun për ristrukturim të thellë ose rithemelim të PDsë pa anashkaluar figurat e larguara nga kjo parti që kanë dhënë shumë për PDnë e demokracinë e vërtetë shqiptare. Në PD duhet të praktikohet mendimi ndryshe, debati dhe funksionimi i forumeve dhe ststutit të partisë por me Bashën dhe Berishën, PDja do të kthehet në një miniparti që do të shuhet. Demokratët e vërtetë duhet të lëvizin, të bashkohen, e largojnë uzurpatorët e PDsë që e kanë katandisur në këtë gjendje të mjerueshme ku strukurat në bazë janë inekzistente. Shqipëria ka nevojë për një të djathtë të vërtetë. E përsëris PDja ka nevojë të rithemelohet, nëse e lejon z.Berisha me vullnetin e tij pa u përzier në këtë zgjidhje”.
Add new comment