Aurora Ramazzotti në X Factor: E sigurt që është e “rekomanduar”?

Postuar në 12 Gusht, 2015 17:57

Rrjetet sociale italiane kanë ngritur tonet në lidhje me pjesëmarrjen e vajzës së Eros Ramazzotit në spektaklin rinor "X Factor" në Itali. Aurora, vajza tetëmbëdhjetëvjeçare e Eros dhe Michelle është kundërshtuar në këto rrjete, me akuzën e hedhur ndaj zgjedhjes së "Sky" si sipërmarrëse e këtij eventi. E ndërsa ky i fundit ka publikuar datën e nisjes së spektaklit në tetor, rrjeti social ka shpërthyer në zemërim kolektiv, duke cilësuar “E gjora Itali. Sa e shpifur. E njëjta meritokraci”. Ndërkohë, babai i vajzës, këngëtari i njohur italian Eros Ramazzoti i ka dalë në mbrojtje të vajzës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.