Jennifer dhe Justin, zbulohet dasma sekrete

Postuar në 12 Gusht, 2015 10:41

Zbulimin e ka bërë një nga të ftuarit, Howard Stern. Përpara martesës së Jennifer Aniston me Justin Theroux, Howard Stern ishte treguar shumë i kujdesshëm për të mos i shpëtuar asnjë detaj. Por tani që çifti është i lumtur në Bora-Bora, prezantuesi amerikan, që ishte mes të ftuarve, zbulon disa detaje të martesës. Fjalimi i tij, lista e të ftuarve dhe si ia doli çifti ta ruante këtë sekret. “Për t’u ulur”, rrëfen ai, “ishin karrige shumë të vogla. Prezantuesi ka zbuluar se nuk lejoheshin celularët, pasi rrezikonin t’u bëheshin foto. E vetmja mënyra për të fotografuar çastet e martesës ishte aparati i fotografik i Terry Richardson. “Mbi të gjitha mail-et ishte shkruar se ishte festë ditëlindjeje, edhe pse askush nuk martohet të mërkurave. Ishte gjithçka sekrete” rrëfen Stern. Ishin 74 të ftuar nderi, mes të cilëve yje të Hollivudit dhe dy qentë e çiftit: Dolly, pastor gjerman dhe Sophie pit bull.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.