A. Bejtja: “Ka gazetarë, kryesisht frankofonë, që mendojnë se po iku Meta nga pushteti, do t’u përmirësohet jeta seksuale”

Postuar në 11 Gusht, 2015 17:04

Drejtori i Informacionit të “Agon Channel”, Andi Bejtja, i ka dhënë sot një intervistë gazetarit Çim Peka. Bejtja është pyetur për aktualitetin politik, debatet mes gazetarëve dhe rolin e disa prej tyre në krijimin e inflacionit mediatik për koniunktura të ndryshme. Bejtja del me një tezë që nuk është artikuluar ndonjëherë, kur sheh te kundërvënia ndaj LSI-së edhe një sfodn frankofonie. “Ka disa, kryesisht gazetarë frankofonë që në mënyrë naive dhe paragjykuese, LSI-në e shohin si të keqen e vetme të progresit të këtij vendi, e artikulojnë aq shumë dhe aq pa argumente, saqë i është shndërruar tashmë në çështje psikike. Dhe duke ndodhur ky proces, mendojnë se sapo të ikë Meta nga pushteti, këtyre do t’u përmirësohet jeta seksuale apo do fillojnë të flasin automatikisht rrjedhshëm anglisht. Për më tepër, është një tezë që ushqehet fuqishëm këto momente si nga pushteti, që po dëshmon dita ditës paaftësinë për të qeverisur këtë vend, por ashtu edhe nga një pjesë e opozitës që rri dhe vështron ngërçin e vet, duke pyetur dhe njëri-tjetrin se ku është lideri i tyre këtë gusht. Pra, është më shumë një histori shqiptare që kërkon tja hedhë fajin të tjerëve e jo vetvetes...”, thotë Bejtja.
http://syri.net/index.php/2015/08/11/andi-bejtja-ne-nje-interviste-ekskl...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.