Fitnes në plazh, ja sportet që ju ndihmojnë të digjni kaloritë
Mes një aperitivi apo një tjetri, mënyra më e mirë për të ulur masën trupore përgjatë sezonit veror janë sportet në plazh. Përfitimi është formë fizike e shkëlqyer. Ekspertët tregojnë se disa sporte lejojnë të digjen kaloritë duke marrë njëkohësish dhe nxirjen e duhur. Fuqia e ujit është një bekim për qarkullimin e gjakut, për shkrirjen e celulitit dhe tonifikimin, i cili është tre herë më i lartë se sa një sport normal. Çfarë të zgjedhim?
Tenis në plazh: për tonifikimin e këmbëve dhe vitheve si pasojë e lëvizjeve gjatë pasimit të topit
Sërfi: përveçse të qenit tendencë, ky sport ndihmon në tonifikimin e krahëve dhe përmirëson ekuilibrin
Frisbee (disk fluturues): një sport i vërtetë dhe një garë dyfish e vështirë
Futboll në plazh: nëse jeni duke kërkuar këmbë dhe vithe të stërvitura fort, kjo është mënyra e duhur
Kanoe: muskujt e barkut dhe krahët lëvizin njëkohësisht duke ndihmuar tonifikimin
Volejboll në plazh: stërvitje e shkëlqyer kardio, mjaftojnë vetëm 30 minuta
Vrapi: ideal për djegien e yndyrnave
Ecja: vë në lëvizje metabolizmin dhe lufton celulitin
Noti: falë qarkullimit djeg rreth 400 kalori në orë Gjimnastikë në ujë: ka efekt drenimi dhe zbut lëkurën.
Gjimnastikë në ujë: ka efekt drenimi dhe zbut lëkurën.
Add new comment