Klum, një toples që nuk kalon pa u vënë re
Mes puthjesh dhe fërkimesh të nxehta në Sardenjë, modelja 42-vjeçare Heidi Klum është kapur mat me të fejuarin e saj 29-vjeçar Vito Schnabel. Teksa po kalonin çaste pasioni mes njëri-tjetrit, paparacët kanë fotografuar modelen e njohur me linja perfekte. Çifti po kalon pushimet në Sardenja, duke shfrytëzuar detin dhe momente relaksi. Paparacët kanë arritur t’i fotografojnë në çaste intime dy të dashuruarit. Heidi Klum e shtrirë për qejfin e vet në ijet e Vitos, ul supet e kostumit të banjës për të marrë rreze dielli natyrale, duke dhuruar për fotografët një toples të bukur. Në dijeni të objektivave të caktuara, me vithe të zhuritura në rërë, ajo rrotullohet duke u pozicionuar në trupin e të dashurit.
Add new comment