Pavel Fitin, njeriu i sekreteve të mëdha të Luftës së Dytë Botërore

Postuar në 10 Gusht, 2015 17:41

Shkrimtari rus i historisë së shërbimeve sekrete Alexander Bondarenko, ka publikuar aë fundmi një biografi për ish-shefin e Zbulimit të Jashtëm, Pavel Fitin. Një hero i vërtetë i shërbimit rus, por edhe i Luftës së Dytë Botërore, që siç shprehet Bondarenko, “siç ndodh shpesh në Rusi, thjesht u harrua”. Pavel Fitin është personi i parë që njoftoi një sulm të mundshëm të Gjermanisë naziste ndaj Bashkimit Sovjetik, por u injorua. Por roli i tij kryesor është në transformimin organizativ dhe konceptual të shërbimit, dhënien e një roli strategjik atij, si dhe në vlerësimin në kohë të dokumenteve që kishin të bëni me projektin e bombës atomike. “Ai iu bashkua shërbimeve sekrete në moshën z31 vjeç. Ai krijoi praktikisht konceptin e “shërbimit inteligjent” siç e njohim sot. Jo vetëm inteligjent, pasi idea e “qyteteve të mbyllura” për kërkime industriale, përfshirë zhvillimet atomike, i përkasin atij. Fitim ishte i pari të kapte dhe kuptonte potencialin e projektit atomik dhe bindi autoritetet që t’i kushtonin vëmendje atij. Përmes këtyre përpjekjeve, BS-ja zhvilloi një bombë atomike, thuajse njëkohësisht me ShBA-të. Ai ngriti kanalet e informimit për të ndihmuar ekipin drejtues të vendit në procesin e vendimmarrjes, që sot është një nga degët më të rëndësishme të shërbimit”, thotë Bondarenko. Në çështjen e projektit të bombës atomike, Fitin ka meritën e madhe se kuptoi rëndësinë, që në vitin 1942, kur ra në kontakt me dokumentet që flisnin për projektin “Manhatan”. Ato iu përcollën përmes Berias, akademikut Igor Kurchatov, që përcaktori rëndësinë kapitale të tyre. Në kushtet e një lufte totale, mund të ndodhte që rëndësia e këtij projekti të neglizhohej. Bondarenko sjell ndër të tjera edhe shqetësimin e madh të komunitetit të shkencëtarëve që u angazhuan në projektin “Manhatan”. Përveç Klaus Fuchs që është bërë i njohur, raportohet se pati dërgesa anonime të dokumenteve sekrete në konsullatën sovjetike në New York. Pati edhe një ketër drejtuar presidentit amerikan Roosevelt që sekretet atomike të ndaheshin edhe me BS. Refuzimi çoi në reagimin e shkencëtarëve amerikanë.
http://www.russia-direct.org/reviews/how-soviet-intelligence-acquired-nu...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.