Kundërthëniet e Canit, draft edhe ka edhe s'ka
Nuk e ka duruar presionin Ministria e Financave dhe dy ditë pas zhurmës së madhe për draftin ku propozohej rikthimi i tatimit mbi pagën minimale ka deklaruar zyrtarisht përmes zv/ministrit se qeveria nuk ka asnjë plan për rishikimin e taksimit mbi të ardhurat personale. Zv/ministri Erjon Luçi mohoi të jetë hedhur për diskutim një draft i tillë. "S'ka draft dhe nuk ka ndryshim në skemë, reforma e politikës së taksave ka përfunduar. Fokusi kryesor i Ministrisë së Financave është lufta kundër efiçencës dhe evazionit fiskal"-ka theksuar Luçi. Por brenda të njëjtës konferencë për shtyp zv/ministri i Financave ra në kundërthënie, pasi vetëm pak minuta pasi kishte deklaruar se nuk kishte draft, pranoi se drafti ishte shpërndarë për diskutim teknik dhe jo publik. Por edhe pse Ministria e Financave mohon të ketë një draft për rishikimin e taksave, ekzistenca e tij është provuar në korrespondencën që kjo ministri ka patur me drejtues të institucioneve në varësi
l.m
Add new comment