Xhami dhe kisha pa leje në Shkodër. Artan Lame...u jep tapitë!

Postuar në 06 Gusht, 2015 22:47

Çuditë në Shqipëri ngjajnë sikur riprodhojnë njëra-tjetrën. Një e tillë është edhe fakti se në Shkodër janë ndërtuar edhe gjashtë objekte kulti...pa leje. Dhe sot, drejtuesi i ALUIZNI-t, Artan Lame, u ka dhënë drejtuesve të komuniteteve në këtë qytet “tapitë”. “Kështu Komuniteti Mysliman mori dy leje legalizimi për dy xhami, në Shtoj të Ri dhe Mjedë, ndërsa Kisha Katolike mori katër leje legalizimi, njëra prej të cilave për kishën “Arqipeshkvia”, raporton “Syri.net”. Sipas Lames komunitetet paskan ndërtuar pa leje për t’u ardhur në ndihmë besimtarëve. Madje Angelo Massafra i Kishës Katolike e ka shprehur shqetësimin e vet kur ka thënë se vendimi i qeverisë për të bllokuar lejet e ndërtimit është i padrejtë. Komunitetet kanë një farë të drejte në këtë që shprehin, pasi shteti, ose gjoja shteti i Shqipërisë, nuk u ka kthyer pronat. Por sërish: objekte kulti pa leje?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.