“Lufta kundër zhulit”, Veliaj u jep ultimatum dhe 4 muaj afat firmave që pastrojnë kryeqytetin

Postuar në 03 Gusht, 2015 10:54

Që në orët e para të ditës së sotme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mblodhi në sheshin “Nënë Tereza” operatorët të pastrimit të Tiranës dhe gjithë kapacitetet njerëzore dhe teknologjike të tyre, ku ka shpallur atë që ai e quajti si “luftën kundër zhulit”. E konsideruar si një nga emergjencat e punës së tij në krye të Bashkisë së kryqytetit, Erion Veliaj nis aksionin masiv për pastrimin e Tiranës. Kryetari i ri i bashkisw gjithashtu i la 4 muaj afat të gjitha kompanive të pastrimit, për të vlerësuar në bazë të rezultateve që do arrijnë në drejtim të pastrimit të Tiranës, nëse do të vazhdojnë apo jo kontratat e lidhura nga bashkia e mëparshme. “Ja u bëra me dije firmave të pastrimit që tani do vendosin qytetarët për pastrimin dhe jo kryetarët e baskisë. Nëse qytetarët e një lagje japin notë të mirë për pastrimin do vazhdojmë bashkëpunimin me kompaninë, në të kundërt kontrata jonë nuk do vazhdojë”. – tha Veliaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.