Komplikohet edhe më shumë situata mes kurdëve dhe Turqisë, sulm kamikaz me.... 2 tonë eksploziv
Një traktor i mbushur me 2 ton eksplozivë, që ka shpërthyer në një stacion policor turk, në afërsi të qytetit Dogubajazit në provincën Agri, në kufirin mes Turqisë dhe Iranit, ka lënë vetëm dy trupa të sigurisë turke të vrarë ndërsa 31 të tjerë u plagosën. Agjencia Anadoll bëri me dije se grupi përgjegjës për këtë ngjarje, kishte kryer disa sulme në seri në dy javët e fundit. Fakti që edhe rebelët kurdë kryejnë sulme vetëvrasëse ka komplikuar gjendjen edhe kështu të trazuar në Turqinë juglindore, ku kreu i rajonit autonom kurd të Irakut, Masud Barzani, u ka kërkuar radikalëve të partisë PKK të mos e sjellin luftën në rajonin e tij. Opozita pro-kurde në parlamentin turk, ndërkaq akuzon presidentin Erdogan se edhe angazhimin e tij të ri kundër ISIS-it po e përdor si mbulesë për të shtuar goditjet ndaj kurdëve. Mbështetja amerikane për pozicionimin e ri të Turqisë, thotë Reuters, nuk ka kaluar pa disa këshilla që dialogu me kurdët të mos ndërpritet.
Add new comment