Raporti i SHKB për korrupsionin në polici: Për 6 muaj 28 policë të arrestuar, 125 efektivë hetohen në gjendje të lirë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/policia-rrugore-te-dehur-1024x785_0.jpg?itok=yeiFC7OG)
Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë arrestuar 28 efektivë policie, për të cilët është dhënë edhe masa disiplinore “përjashtim nga radhët e Policisë së Shtetit”, raporton “Gazeta Shqiptare” Të dhënat janë publikuar në raportin “Për punën dhe performancën e shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat për periudhën JanarQershor 2015”, të cilin “Gazeta Shqiptare” e publikon sot. Raporti thekson se gjatë këtij 6mujori, janë 125 efektivë policie të cilët vazhdojnë të hetohen në gjendje të lirë. Veç kësaj, në raportin e SHKBsë, publikohen të gjitha shkeljet që janë vënë re gjatë punës së përditshme të punonjësve të policisë, të gjitha rastet e arrestimit të efektivëve, si dhe ndryshimet që janë bërë në strukturën e policisë. Mes policëve të arrestuar ka prej tyre trafik të lëndëve narkotike, aktivitet kriminal me shtrirje në Shqipëri e Kosovë, falsifikimit të dokumenteve, kanë abuzuar me detyrën etj.
Add new comment