Emërimet e para, Veliaj merr në bashki stafin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale
Pak pasi ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë emërimet e para, në disa drejtori. Sipas “Lapsi.al” disa nga drejtorët kanë qenë pjesë e stafit të ngushtë të Veliajt edhe në Ministrinë e Mirëqënies Sociale. Ndërkohë “Lapsi.al” shkruan se gjatë këtyre ditëve, Veliaj do të emërojë në sektorë të ndryshëm të bashkisë mjaft bashkëpunëtorë të tjerë të tij në Ministrinë e Mirëqënies Sociale.
Joni Baboç, - Drejtor i Urbanistikës
Taulant Tusha - Drejtor i Punëve Publike
Genc Kojdheli, - Drejtor Projektesh
Skerdi Drenova, - Drejtor i Inspektoriatit Nërtimor Urbanistik Vendor
Itena Ndroqi, - Drejtoreshë Juridike - Itena Ndroqi ka qenë Sekretare e Përgjithshme dhe Genc Kojdheli ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Comments
Drejtori i Urbanistikës është
<p>Drejtori i Urbanistikës është djalë i mirë, por ka mbushur vetëm 28 vjet jetë, dhe nuk dihet saktë a e ka marrë diplomën (kuptohet që jashtë, se ndryshe do ishte si populli i thjeshtë). Në këtë vend po humbet tërësisht koncepti i vlerës së punës, moralit të investimit në jetë dhe përgjegjshmërisë.</p><p>Përzgjedhje të tilla mund të lexohen vetëm si vendosje manekinësh pa asnjë "rrezik" autonomie në gjykim apo në iniciativa... Nuk e di se sa punë ka ndërmend të mbulojë Ai, se gjithandej po vë manekinë, si rrjedhojë do ketë vërtetë frikë të vdesë, se mos i prishet puna që ka ndërmend të bëjë (pasi kuptohet që është i bindur që vetëm ai ka mend në këtë vend).</p><p>A u dhjefsh në brekë o gangster prej letre - se deri tani këtij vendi po ja shohin hairin vetëm llumi, si pa ty, si me ty.</p>
Add new comment