Letërsi e Paqe!

Për asnjë prej çmimeve që Akademia për Nobel ndan nuk ka patur, s’ka dhe sipas traditës nuk do të ketë më shumë kokëçarje sesa për Nobelin për Letërsi dhe atë për Paqe. E sivjet, sidomos sivjet, diskutimet kontraverse për të shpërblyerit në këto dy seksione janë aq të zjarrta e të rënda sa njeriu mezi pret që të vijë e hëna, të lexojë fejtonet dhe komentet e gazetave të mëdha të kombeve e mendjeve të ndritura dhe... të relaksohet.
Në shikim të parë. Pa harruar që diskursi do të vazhdojë së paku deri vjeshtën e vitit që vjen kur sërish mund të priten vendime të çuditshme, polemika plot pasion por edhe pohime e mohime për atë apo këtë kandidat a institucion që shpërblehet. Marrë në tërësi duket që me kurorat e të shpërblyerve të viteve të fundit vetë Komitetit po i shkon përdore të bëjë (vetë)marketing dhe me këtë edhe t’i përshtatet trendit të kohës së fshatit (virtual) global.
Kështu do ta kemi edhe këtë vit dhe të hënën që vjen kur do të ndahen dy nga çmimet e sipërpërmendura. Në Oslo, si gjithmonë do të ndahet Nobeli për Paqe kurse në Stockholm ai për Letërsi. Çuditërisht dhe papritshmërisht: për Letërsi e merr kinezi i parë që jeton e punon në Kinë, Mo Yan, kurse për Paqe do t’i ndahet Bashkimit Europian.
Të shkojmë me radhë.
Ekzistojnë me dhjetëra legjenda e mite për të shpërblyerit dhe sidomos ceremonitë. Sidomos për shkrimtarët të cilët si zakonisht me tekat dhe manitë e tyre, nuk kanë mundur apo edhe ngurruar t’i fshehin ato edhe kur kanë hipur në piadestal. Një prej më legjendarëve s’ka dyshim që ishte amerikani William Faulkner, i cili pasi u bind nga e bija dhe shteti (Washingtoni!) që duhej t’i hipte avionit (edhepse e urrente të fluturonte dhe këtë tashmë s’e fshihte përkundër faktit që në biografi ia kishte “stolisur” vetes që në Luftën e Parë kishte “shërbyer” si pilot kanadez!) e udhëtonte nga Missisipi i ngrohtë në Stockholmin e ftohtë.
Miqtë dhe biografët rrëfejnë që 6 ditë e 5 net nuk e la anash gotën e Whiskey-t. Pa shkruar as edhe një fjalë të vetme për atë ceremoni. Ekzistojnë shumë legjenda për atë ese/fjalim të cilin thuhet që një natë para se t’i dilte përpara Mbretit Suedez e kishte shkruar në dhomën e hotelit. Gjatë leximit të fjalimit i cili nga radiot e asaj kohe u transmetua drejtpërdrejt askush s’e mori vesh se çfarë lexoi: nga dehja a theksi i tij i thellë jugor? Të dyja ngapak. Kur gazetat e mëdha të botës të nesërmen e botuan fjalimin e Faulkner-it, njëzëri u pajtuan: fjalimi më i madh i mbajtur ndonjëherë prejse ky çmim ishte ndarë.
Edhe sot e kësaj dite pyetja e Faulknerit për “nevojën e ekzistencës njerëzore” vazhdon ta mbajë vendin e parë prej krejt fjalimeve të mbajtura. Pa lënë anash nuk mundemi as Camus-in e sëmurë, i cili mezi fliste dhe dridhej nga paniku. Apo Gabon i cili nuk pranoi të vishte rrobat klasike europiane duke u thënë organizatorëve që klasike ishte edhe veshja e tij- e bardha nga Karibiku. Të mos e lëmë anash këtu ngurrimin dhe mëpas edhe refuzimin e Elfride Jelinek-ut të shkojë në ceremoni. Përmes një video-porosie u mjaftua austriakja ekscentrike. Dhe tashti, këtë vit kemi sërish “ushqim” për spekulim. Kjo vjen edhe për shkakun që autori nga Kina Mo Yan shihet si pjesë e establishmentit dhe me këtë edhe vijës politike kineze e cila pranon (vetë)cenzurën por edhe nuk dënon shkeljen e të drejtave të njeriut.
Apelin e 134 Nobelistëve tjerë për të liruar fituesin e Nobelit për Paqe dhe të burgosurin politik Liu Xiaobo, Mo Yan nuk do ta nënshkruajë. As nuk e ka ndërmend të shprehet kundër cenzurës. Në Kinë tashmë ai shihet dhe shitet si hero kurse duhet të jemi kurioz nëse të hënën do të vesh Mao teshat për të cilat thuhet që po ashtu i ka marrë me vete në Stockholm!
Fakt është që njeriut duhet t’i përzihet barku kur sheh që edhe Nobeli për Letërsi është i politizuar, por duhet të ndjehemi poaq me kokëdhembje kur një prej pararendësve të Yo Man thyen rregullin e “artë” dhe flet kundër pasuesit të saj. Hertha Mueller e quajti Nobelistin e sivjetshëm një “katastrofë”. Mund të jetë që është ashtu. Por ja që kësaj duhet shtuar se edhe vetë Mueller është katastrofë dhe këtë çmim dhe me këtë edhe publicitetin nuk do t’i kishte fituar kurrën e kurrës poqese Akademia ta kishte ditur paraprakisht që personazhi i bio-romanit të saj “Atemschaukel” Oskar Pastior kishte punuar për Shërbimin Informativ rumun për dekada të tëra.
Prandaj, rumuno-gjermanja tashti shprehet kundër kinezit i bie diçka si: Ali Hoxha- Hoxhë Alia! Çdo gjë që të hënën do të ngjajë: nga veshja e Mo Yan e deri te porosia që ai në “emër” të popullit dhe me këtë edhe regjimit komunist do t’ua dërgojë... civilizimeve tjera do të na interesojnë!
Kurse ky civilizimi ynë, perëndimori, në Oslo do ta festojë vetveten. Fakti që sivejt për Paqe do të shpërblehet Bashkimi Europian është tepër interesant. Sepse ky organizëm, prejse ekziston kurrë nuk ka qenë në një krizë kaq të thellë: qoftë të ekzistencës (Greqia), qoftë të transformimit (fuqia gjermane), qoftë të kërcënimit (dalja britanike).
Nëse e ka merituar kjo BE këtë çmim? Ndoshta më së miri kësaj pyetjeje iu përgjigj filozofi i madh francez Bernard Henry Levy para disa javësh në FAZ tha: e ka merituar por ka diçka që nuk shkon tek ne “latinët” dhe “gjermanikët”: kur mendojmë që BE ka vetëm me ne. Pa pasardhësit e civilizmeve të moçme siç janë ato greke apo romake. Dhe kriza jonë e madhe kishte filluar qysh në vitet 90 me dështimet në Ballkan: Bosnje e Kosovë... ku edhe sot e kësaj dite nuk dijmë se çfarë duam por luajmë lojërat tona të moçme. Pa paqe në Ballkan dhe pa rikthim të pasardhësve të grekëve e romakëve jemi para të papriturave të mëdha. Dhe këtë e tha hebreu sa latin aq edhe gjermanik: BHL.
Comments
Edhe ketu me prespekt, por

Edhe ketu me prespekt, por Beqe t`lutem, pak ma korekt. Herta Müller tan jete ka shkru kunra diktatures dhe ka pase jete e veshtir ne ate diktaur. Kur aja e ka shkru "Atemschaukel", nuk e ka dite, qe personazhi i bio-romanit të saj Oskar Pastior kishte punuar per Sherbimin Informativ rumun. Kjo vetem qe jep peshe edhe ma shum ati qendrimit te saj ne librat e saj, qe sherbimi informativ ishte gjidhkun. Nobeli per Herta Müllern nuk asht katastrofe, por me ven. Ketu nuk e ke te drejt!

Me të dëgjuara merret ky? Me

Me të dëgjuara merret ky? Me thashetheme? Me hamendje? Shkrimi është plotësisht amatoresk dhe aspak serioz!

O ResPublica, aman ju lutem,

O ResPublica, aman ju lutem, veni pak kritere. Ca do ky shkrim pa pike lidhje ketu?? Te marresh dy tre informacione ne internet dhe ja nje artikull. Mosni aman. Mos na humbni kohe me keta amator te perjetshem..

Teksti është i mrekullueshëm

Teksti është i mrekullueshëm por s'ka si t'u pëlqejë injorantëve tanë që merren o me Doktorin o me Ismailin e tyre. Përgëzime autorit dhe Respublica-s që na nxjerr pak nga harbutëria e Tirons...

O injorantë... lexoni dhe

O injorantë... lexoni dhe shijoni kur në shqip u vijnë këso gjërash kaq të bukura dhe me interes për adhuruesit e letërsisë!

Kam deshire te mos keq

Kam deshire te mos keq kuptohem. Kritika ime ke vetem per ate aspekt, qe une e ceka, por jo per tekstin apo teme ne pergjithsi. Jam dakort me alba (9 dhjetor 05:06).

Pronto, pronto...ti je me

Pronto, pronto...ti je me grupin pronto.

Add new comment