Leksion demokracie nga i fundit i klasës

Ndonjëherë ndodh që nxënësi më i dobët i klasës ti përgjigjet aq mirë një mësimi sa të na habisë të gjithë duke na rritur kureshtjen dhe ngazëllimin. Të dielën e shkuar e majta italiane zhvilloi në gjirin e vet votimet primare për të vendosur se kush do kandidojë si kryeministër në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës. Lideri i Partisë Demokratike, 61 vjeçari Pier Luigi Bersani, triumfoi në balotazh kundër sfiduesit Matteo Renzi, kryebashkiakut 37 vjeçar të Firences.
Beteja ishte midis dy brezave të largëta me vizione, mendime, plane dhe politika të ndryshme. Pra ishte e ashpër; e vërtetë. Çdo qytetar italian dhe i huaj mbi moshën 18 vjeç mund të votonte duke u para-regjistruar on-line apo direkt gjatë ditës së zgjedhjeve. Secili pagoi 2 euro për të mbuluar shpenzimet për bazën materiale, ndërkohë që mbi 100 mijë vullnetarë në pothuajse 10 mijë qendra votimi siguruan mbarëvajtjen e proçesit elektoral. Gjatë raundit të parë u paraqitën 5 kandidatë. Përveç Bersani-t dhe Renzi-t garuan edhe Nichi Vendola (guvernatori i Puglia-s dhe përfaqësuesi i së majtës post-komuniste), Bruno Tabacci (në emër të një partie të vogël të qëndrës) dhe Laura Puppato (në përfaqësi të krahut ambientalist të Partisë Demokratike).
Gjatë turnit të parë avantazhi midis Bersanit dhe Renzit ishte 10%, ndërkohë që gjatë balotazhit (ku mund të votonin vetëm ata që u rregjistruan në turnin e parë) diferenca u dyfishua. I vetmi kontrast midis kandidatëve ishte pretendimi i stafit të Renzit për të pranuar në balotazh edhe ata që nuk mundën të paraqiteshin gjatë turnit të parë. Përgjigja e komisionit garant ishte negative: rregullat e lojës nuk mund të ndryshoheshin gjatë zhvillimit të saj.
Surpriza nuk qëndron tek rezultati, por tek dëshira e qytetarëve për pjesëmarrje. Tre milionë votues që me durim pritën në radhë përpara qendrave të votimit, janë një thesar për të majtën italiane nën trysninë tashmë njëzetvjeçare të demagogjisë së shfrenuar berluskoniane.
“Nuk mund të fitojmë duke treguar përralla, sepse pastaj nuk do mund të qeverisim dot” – u shpreh Bersani duke vazhduar më tej se “meqë mamaja e demagogjisë është gjithmonë shtatëzënë, ne duhet të marrim një rrugë të re”. Nuk munguan edhe përgëzimet për kundërshtarin: “Renzi ishte një forcë e freskët dhe e fortë. Ai dha një kontribut të madh për këto primare, bëri të mundur që të ishin të vërteta”.
Edhe Renzi, menjëherë pas humbjes, mblodhi stafin dhe mbështetësit e vet, i falenderoi nga zemra (“ humba unë dhe jo ju, ishte një nder të bënim këtë rrugë sëbashku”), dhe analizoi me gjakëftohtësi situatën politike (“shprehëm me qartësi të madhe mendimet dhe pozitat e tona, por italianët që morrën pjesë në këto zgjedhje qenë akoma më të qartë duke mos na votuar”).
Kurajoja e Bersanit në organizimin e këtyre konsultimeve (të mos harrojmë se doli fitues nga Kongresi partiak i dy viteve më parë dhe kishte gjithçka për të humbur) duket sikur ka vendosur një standart të ri në jetën politike italiane. Praktikë që rezulton akoma më e çmuar nëse e ballafaqojmë me partinë kundërshtare që është peng e pronarit të vet, Silvio Berluskoni, i cili politikisht nuk ka më asgjë për të thënë.
PD-ja italiane u shpalos si një forcë e hapur që nuk ka frikë nga gjykimi sado i rreptë i italianëve të çdo ngjyre politike qofshin. Kjo fjali mund të duket banale nëse u referohet shteteve ku demokracia ka hedhur rrënjë prej dekadash dhe qytetarët kanë mundësi reale për të zgjedhur personalitetet ku kanë më shumë besim. Por Italia që prej vitit të largët 1994, ka jetuar nën hipnozën berluskoniane që konsideronte debatin të padobishëm dhe kolegjialitetin humbje kohe.
Sipas sondazheve të djeshme Partia Demokratike, falë efektit pozitiv të zgjedhjeve primare, ka arritur 37% të preferencave, ndërkohë që vetëm gjashtë muaj më parë ishte në nivelin e 26%-shit. Italianët befasuan jo pak fqinjët e tyre me këtë shfaqje të pastër demokracie. Ndoshta një ndër nxënësit më të dobët të Europës ka filluar të studiojë.
* Elton Xhanari – PhD – E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane – Verona. Botuar në DITA
Comments
Ti lypesh bazes se partise €

Ti lypesh bazes se partise € 2 per te shprehur preferencen nuk eshte shenje demokracie!

Aq me teper ne nje vend ku partite politike marrin nga fondet e shtetit 600 milion € shperblim per fushatat elektorale!

Te njejten gje ben dhe

Te njejten gje ben dhe francezet. Po nuk i lypen bazes, i lypen gjithe qytetareve sepse primaret jane te hapura per te gjithe. 2 euro-shi duhet pare dhe nje shenje motivimi, pra per te eleminuar votues jo detyrimisht te majte.

Pastaj problemi kryesor qendron ne mos ekzsitencen e infrastruktures per primaret. Ndryshe nga USA ku primaret administrohen nga qeverite lokale, po ashtu si zgjedhjet e tjera, ne Itali apo France kete infrastrukture duhet ta krijojne partite. Dhe kjo nuk eshte e lehte, duke filluar qe nga identifikimi i votuesve etj.

Gjithsesi doja te thoja dhe dy gjera te tjera. E para, mosvotimi ne raundin e dyte ishte nje hile e vogel e Bersanit. Shume miq te mi italian do shkonin te votonin ne raundin e dyte kur u binden perfundimisht se gara ishte e forte dhe e vertete. Edhe ata vete kishin qene skeptik me perpara se ky ishte nje show.

E dyta, sistemi i primareve duhet te futet kudo, ashtu sic ka beri edhe Grillo me kandidatet e tij per kryetar bashkie psh. Me sistemin e listave te mbyllura ku do futen D'Alemma e shok riperterirja e partise behet me e veshtire.

Gjithsesi bravo te majtes italiane, beri diference te qarte perballe Berluskonit absolut. Dhe nje mesim i mire per te majten tone. Behet gare, dhe e eger brenda partise ndermjet njerezve qe karrieren e kan bere vete dhe jo e kane dhurate nga partia! Behet edhe 2 muaj para zgjedhjeve. Dhe gara behet e hapur, ku argumentat i degjojne te gjithe, anetare e jo anetar. Krahasoheni kete me te majten tone, me Asamble te mbyllura, me njerez qe kercenojne se mendimi i hapur ndan partine, me thirrje per unitet te pakushtezuar etj etj.

Perseris edhe nje here

Perseris edhe nje here opinionin tim qe nje parti serioze nuk lyp dy euro per te votuar ne "primare" ashtu si nuk zgjedh nje platforme televizive private (SKY) per debatin ndermjet kandidateve.

Nese deshiron te arrish bazen elektorale ju drejtohesh publikut nga Tv shteterore e jo nga TV private e kriptuar ku njerezit qe nuk jane te abonuar nuk mund te ndjekin!(pa marre parasysh qe Sky pjesemarresi i ka paguar mire!)

Pseudodemokraci!

Partite "serioze" nuk kane

Partite "serioze" nuk kane para o Baku, ashtu si nuk kane para as shtetet. Cdo gje e marrin nepermjet taksave dhe kontributeve te te tjereve. Ose do e besh si ne USA ku jane taksapaguesit (pra gjithe populli) qe paguan per procesin e primareve te dy partive. Ose do e besh sic po e bejne europianet, qofte me taksim direkt qofte me pagesa per anetaresim sic kane dhe partite shqiptare. Nga diku keto para do dalin megjithese kishte vullnetar pa fund. Dhe ne pergjithesi ekonomistet besojne qe aty ku eshte e mundur eshte me eficente te paguaj personi per sherbimin qe merr, sesa te taksohet tere shoqeria e pastaj shteti te bej rishperndarjen.

Demokraci do te thote gare e konkurim. Per aq kohe sa keto ndodhen vertet me te majten, te tjerat jane detaje minore. Ca duhet te themi per primaret ne USA qe te gjitha debatet i bejne ne TV private? Po fakti qe te gjitha debatet mund ti shifje e i shef akoma live streaming ne internet?

ç'arsyetim eshte prej nje

ç'arsyetim eshte prej nje partije te majte europiane ?

Debatin e bej ne TV privat edhe pse qytetaret paguajne taksen e TV publik!

Ata qe nuk kane pajtim ne SKY le ta shohin ne U tube (mesatarja e penetrimit te internetit ne UE eshte 53% dmth jane jashte mesazhit gjysma e popullates!)

Marr nga shteti fonde per fushate elektorale po pastaj ju lyp dy euro simpatizanteve (nga te dyja format e financimit ;o njeren o tjetren!)

Demokraci do te thote "gare e konkurim" po do te thote edhe BARAZI per "elektoratin pasiv" si per ate qe i ka dy eurot si per ate qe nuk i ka,si per ate qe ka SKY si per ate qe nuk i ka,si per ate qe ka internet si per ate qe nuk e ka!

Mbase RAI nen Berlusconin nuk

Mbase RAI nen Berlusconin nuk ishte platforma me e mire ku ata deshin ta benin kete debat? Fakti qe te gjithe kane rene dakort, dhe komunisti Ventola, do te thote qe nje arsye e ka patur.

Financimi merret per fushaten e pergjithshme. Do ishte e demshme per vete partine nese fondet per ate fushate i harxhon per fushaten e brendshme. Edhe njehere, kjo fushate duhet mbajtur me ca fonde. Nga do vine ato?

Mua sinqerisht me duken pika te vogla keto.

hahhhhahhaha Kjo eshte

hahhhhahhaha Kjo eshte logjike e denje per nje parti pseudo te majte e te pa emancipuar si ajo e Gramoz Ruçit

Mbase RAI nen Berlusconin nuk ishte platforma me e mire ku ata deshin ta benin kete debat

Një ide e përkryer por është

Një ide e përkryer por është shumë largë mentalitetit Shqipëtar

Debati u zhvillua ne sky

Debati u zhvillua ne sky sepse kishte nje problem mes njerit te kandidateve dhe Rai-t. Regullat per keto primarie ishte zgjedhja me e gabuar ! Kushdo duhej te votonte! Sa per Kandidatin ,Kryebashkiak te Firences," lasciamo stare"...

Add new comment