Nuk është dhe aq keq të zgjedhësh më pak të keqen

Në shkrimin e tij me titull “E keqja më e vogël ndërmjet moralit e politikës”, të publikuar në “Mapo” gjatë fundjavës, Gjergj Meta i ka dhënë munxët tezës së hedhur në këtë moment elektoral se “duhet zgjedhur më pak e keqja mes dy të këqijave”. Nuk është ai i pari që e bën këtë. Ka dhe të tjerë që e bëjnë, dhe të gjithë ndajnë idenë se “kur zgjedh mes dy të këqijash, ti ke zgjedhur të keqen, gjithsesi”; frazën në thonjëza e thotë germë për germë dhe Gjergj Meta. Është e vërtetë? Sigurisht, që është e vërtetë. E është mirë që theksohet, pasi ka shumë shqiptarë që e kërkojnë ndryshimin (jo vetëm këtë herë) me idenë, shpresën a besimin naiv se “janë duke bërë zëvendësimin e një të keqeje me një të mirë”. Ka shumë socialistë që gjatë muajve të fundit, qysh kur unë kam zënë të inkurajoj, promovoj e mbroj idenë e një koalicioni të ligjsh me synimin për të mundur më të ligun, nuk ma pëlqejnë kualifikimin “koalicion të ligjsh”, që në ndonjë rast e kam rënduar me fjalë edhe më të forta. Nuk ma pëlqejnë, ngaqë me kualifikime të tilla, u bëhet pis e u komprometohet beteja që po bëjnë.
S’e kam hiç të vështirë të bie dakord edhe me ndonjë nënvizim tjetër në shkrimin e Metës, siç është ai ku thuhet se “shoqëria jonë ka nevojë për një proces ripërtëritës që do ta bëjnë vetëm njerëz të frymëzuar e që dinë të punojnë bashkë; vetëm njerëz së bashku mund të krijojnë një front kundër së keqes më të vogël dhe asaj më të madhe, për të gjetur zgjidhjet më të mira; këta njerëz duhet të jenë idealistë, me frymë kohezioni dhe që kanë për zemër jo veten e tyre, por të mirën e përbashkët”. Por …
Por shkrimi më duket i gabuar, megjithatë, për më shumë se një arsye. Dhe me sa më poshtë nuk kam për synim ta bëj Metën të ndryshojë qëndrime. Meta është ex officio njeri i bindjeve të forta; ose të paktën, i bindjeve më të forta se të miat. Dhe një nga bindjet e tij është – kështu duket – ideja rousseau-iane (apo kjo ide është dhe kristiane? Për mua nuk është shumë e qartë kjo gjë) se “njeriu është nga natyra i mirë”, ndërsa unë jam në këtë pikë disi hobbes-ian, ngaqë anoj qartazi nga ideja se “njeriu është nga natyra i keq”. Më tej, kam bindjen se shkrimet polemike në përgjithësi nuk bëhen me synimin për ta bërë autorin, me të cilin po ndeshesh, që të ndërrojë mendje. Jo, polemikat janë thjesht një sebep që vetë e kërkojmë nga dëshira për t’i rinënvijëzuar fort ca ide tonat të shprehura më parë. Në këtë kuptim, Meta më dha arsye t’i kthehem tezës sime, se ne këtë herë duhet të zgjedhim më pak të keqen mes dy të këqijave. Këtë tezë e kanë mbrojtur shumë vetë këto kohë, por “mund të mbahem me të madh” se unë kam qenë më i zhurmshmi mes tyre. E prandaj më është dukur se dom Gjergji në shkrimin e vet “është krrujt” veç me mua.
Ai i kundërvihet publikisht kësaj teze, e unë kam përshtypjen që ndryshon në motivimet e veta nga shumë të tjerë, të cilët thellë-thellë nuk kanë ndonjë siklet moral prej tezës së “zgjedhjes së më pak së keqes mes dy të këqijave”, por kanë thjesht një mospajtim, a trazim, kur vjen puna që i vihet emri së keqes që duhet zgjedhur si më pak e keqja, a si më e keqja. Një pjesë syresh nuk e thonë këtë; përkundrazi, ata vijojnë ta maskojnë shqetësimin e tyre me dëngla morale. Por nuk duhet ndonjë aftësi e madhe për të lexuar te kjo betejë e tyre medemek morale një shqetësim tjetër.
Përsëris e saktësoj: ky nuk është rasti i Metës. Me siguri, njëra e keqe është më pak e keqe edhe për famullitarin e Kamzës, ngaqë ai voton, por unë nuk kam ide se cila është kjo. Në fakt, edhe sikur ta dija që “më pak e keqja për të” nuk është gjë tjetër veçse “më e keqja për mua”, prapëseprapë do të isha i prirur të bëja një ndarje të votuesit nga intelektuali publik tek i njëjti person. Unë besoj se Gjergj Meta, sidomos kur bën shkrime si ky që më ka ngacmuar mua, është në gjendje të ndajë “interesin” personal elektoral nga ca qëndrime të natyrës krejt impersonale, apo doktrinore, apo universale e, në daçi, “ekumenike”, siç është ky i denoncimit, dhe i refuzimit, të së keqes më të vogël si një të keqe.
“Kurrë një e keqe nuk mund të sjellë një të mirë”, thotë Meta. Sikur të ma thosh sy më sy, do ta pyesja aty për aty: Je i sigurt? E nëse do t’ma ripërsëriste pohimin, unë prapë do ta pyesja: Je i sigurt? Mua nuk më rezulton që të jetë kështu. Në planin logjik e teorik edhe mund të hajë diskutim një pohim i tillë i betonuar nga ndajfolja “kurrë”, por në planin konkret e empirik është ndryshe. Dhe kur them “empirik” kam parasysh situata të pafundme në historinë e botës, madje dhe në historinë e krishterimit apo të kishës katolike, ku për fat të mirë është zgjedhur “the lesser of two evils”.
Ndërsa kur vijmë te sjellja elektorale e kombeve të ndryshme, zgjedhja e më pak së keqes rezulton të jetë jo vetëm një praktikë e njohur, as thjesht një gjë e udhës, por dhe gjëja e vetme që na mbetet për të bërë. Në politikë, në atë realen, nuk ka oferta të përsosura (ofertë e përsosur është ajo “e lumturisë dhe e drejtësisë për të gjithë”, por ne e dimë se “mënyra e vetme për t’i sendërtuar oferta të tilla me sukses të plotë” janë diktaturat mizore); aq më pak ka grupe e grupime politike të përsosura, sidomos për njerëz si unë që mendojnë se “njeriu është i keq nga natyra”. E në këtë kuptim, gjithmonë do na duhet të zgjedhim më pak të keqen, ashtu siç u duhet të bëjnë sot e gjithë ditën grekëve, italianëve, gjermanëve, britanikëve, apo amerikanëve (madje, janë këta të fundit që e kanë aplikuar më së shumti teorinë e zgjedhjes së më pak së keqes, qoftë në rrethanat elektorale, qoftë me diplomacinë e tyre).
Në fund, po bëj tri pyetje, të cilave po u përgjigjem shumë shkurt. Pyetja 1: A nuk mund të bëjmë një zgjedhje të tretë?
Nëse ekziston, e kur ekziston, po, që ç’ke me të. Por në rrethanat konkrete tonat, në të cilat ka lindur ky diskutim, cila është zgjedhja e tretë? Mos vallë është të mos shkojmë në votime? Individët që e bëjnë këtë zgjedhje demonstrojnë një qibër morale të lavdërueshme, por kjo nuk e zgjidh hallin tonë. Ah, po, do ta zgjidhte hallin tonë, nëse këtë gjë do ta bënim të gjithë, siç jemi. Por kjo praktikisht është e pamundur. E prandaj, abstenimi nuk mbetet si zgjidhje. Atëherë? Atëherë një zgjedhje mund të ish një ofertë tjetër politike, një ofertë e mirë, krijimin e së cilës Meta e këshillon në fund të shkrimit. Por kjo ofertë nuk ekziston. Për më tepër, edhe sikur të krijohej tani, ajo nuk do të ekzistonte si oferta e mirë, por si më pak e keqja. Në çdo rast. Kuptohet pse. Jemi në politikë, në terrenin ku përsosmëria morale jo vetëm nuk mund të ekzistojë, por edhe po të ekzistonte do të ish e frikshme. Dhe “ofertat” që përmend Meta në shkrimin e tij (Marksi, Stalini, Hitleri) nuk kanë përfunduar në përvoja e eksperimentime tragjike, ngaqë u janë qasur njerëzve si e keqja më e vogël që duhej pranuar nga halli. Jo, ato u janë qasur si ofertat më të mira, si e mira absolute. E për ta aktualizuar, e di, Gjergj, që ka momente që oferta e mirë Grillo në Itali më kall frikën më shumë se ofertat e këqija? Më kall frikën, pasi shfaqet me pretendimin, se është e vetmja ofertë e mirë, dhe këtë pretendim, tok me ngrefosjen lidhur me një epërsi e përsosmëri morale të tijën e të njerëzve të vet, shumë italianë ia marrin pa të keq. E pas kësaj, pse të mos e çojë në mendje Grillo, siç e çoi, të marrë 100% të votave të italianëve?
Pyetja 2: Me ç’kut maten të këqijat? Cila është njësia matëse?
Nuk ka një kut të qartë matës. Do duhej të ishin ca vlera, parime, kredo të përbashkëta, por ja që ne kemi qëndrime të ndryshme ndaj këtyre vlerave. E prandaj në këtë pikë kemi rënë dakord që secili të ketë kutin e tij matës, e që rrjedhimisht secili të ketë të keqen e tij më të vogël. Puna është ta thotë troç se cila është kjo e keqja më e vogël.
Pyetja 3: Nuk mund të qëllojë më keq duke zgjedhur të keqen më të vogël?
Sigurisht, mund të qëllojë më keq, ndoshta edhe shumë më keq. Por a mos vallë ky dyshim duhet të na bëjë të mbështesim atë, për të cilën jemi 100% të sigurt se është më e keqja?
Shqip
Comments
Si cdo gjykim e vleresim edhe
Si cdo gjykim e vleresim edhe ky i Nanos eshte i kufizuar nga dija teorike, njohja fenomenit ose problemit, e dhe eksperienca personale e shkruesit. Kjo do te thote se ne gjykimin e tij cdo gje filtrohet mbi bazen e disa kritereve qe jane gjithmone relative.
Ne rast se kriteri baze eshte kthimi ne nje lloj normaliteti disi me pak autokratik, qofte edhe i ngjashem, por me nje Berishe me pak ne TV e ne vendimarrje te qeverise qendrore, atehere Nano eshte i justifikuar ne qendrimin e tij.
Ne rast se kriteri eshte me afatgjate dhe ka ne qender interesat jetegjata te shtetit e kombit atehere, jane te tjere qe kane te drejte. E ne kete rast do te vecoja Sh. Ramen, i cili per te mos krijuar keqkuptime ose polemika nuk permendet ne kete shkrim. Prof. Rama, sigurisht qe eshte idealist, por para se gjithash eshte shume i ditur dhe duke mos pasur asnje interes direkt personal ne te ardhmen e vendit ku ka lindur dhe prej te cilit eshte larguar dhe ku besoj nuk ka ndermend te kthehet pervec se per t'u cmallur, behet me i besueshem. Te mos harrojme se nje nga lendet kryesore te tij si lektor ne NYU dhe Columbia eshte shteti dhe qeverisja, si dhe siguria kombetare. Duke qene i ditur dhe pa interesa direkte, ai ka luksin qe shumekush nuk e ka: mund te thote ate qe mendon ashtu si e mendon.
Ne fund do te thoja qe cdo gje qe largon Berishen eshte e mire per Shqiperine. Ai njeri gjeneron vetem konflikte dhe percarje, e per kete meriton vec mallkim e gjyq. Por sapo ai te largohet, pala tjeter duket se do i ngjaj shume. Prandaj jam per nje zgjidhje me radikale qe ne fillim. E ne se kete levizje e fillon M. Nano apo nje tjeter pak rendesi ka. Une do e mbeshtes.
Mustafa, ti thua te zgjedhim

Mustafa, ti thua te zgjedhim te keqen me te vogel ! Une kam problem madhor, te dalloj te keqen me te vogel, nese mundesh me ndihmo. Sali Berisha sipas meje eshte hajdut(dhe te keqiat e tjera te panumerta qe ka pas), Ilir Meta eshte hajdut(dhe te keqiat e tjera te panumerta qe ka pas), sido qe te veje puna njeri nga keta hajdute do mbetet ne pushtet. Vertet ti pretendon qe une(votuesi) te harxhoj dy ore kohe nga jeta ime te rri ne radhe perpara qendres se votimit per te zgjedhur njerin nga keta hajdute?! Jo kurreeeeeeeeeeeeeeeeeeeee, jam krejtesisht indiferent, koha per mua eshte flori, hajdutet mua ma shpifin, ndjej peshtire dhe nencmim dhe ti shoh ne rruge, ne tv, apo ne media. Perderisa nuk ka te mire qe mund te qeverisin kete vend, mjere ky vend.

Nese nuk voton atehere ske te

Nese nuk voton atehere ske te drejte te ankohesh me per asnje hajdut.

Boll me revolta morali a ku di une se cfare. Mos kerkoni moral kur vete ju jeni te paret qe doni te korruptoni policin, mjekun, mesuesin. Si ka mundesi qe nje shoqeri amorale te kerkoje moral?

E keqja me e madhe, apo hajduti me i madh duhet shporrur, pastaj, me konsolidimin e shtetit te tjerat rregullohen.

Juve doni mrekulli brenda dites.

Shko e voto, dhe ruaj voten tende. Ndryshe...SQUK!!!

Nuk e kam lexuar shkrimin e

Nuk e kam lexuar shkrimin e Metes, por ta vesh ne te njejtin plan, per cfaredolloj arsyeje, Marksin me Stalinin apo Hitlerin, eshte ne rastin me te mire injorance rrezellitese ....

Marco Porcio Catone

Marco Porcio Catone (plaku), i quejtun ndryshe edhe Censore, jetoi nga viti 234 deri ne vitin 149 para eres sone. Ai ishte politikan, ushtarak dhe shkrimtar romak. Ne periudhen ne te cilen ai jetoi zhvilloheshin luftat ne mes Romes dhe Kartagjenes, te cilat me kujtohet se neve i kemi mesue ne shkolle me termin “Tre luftat punike” . <o:p></o:p>

Pamvarsisht nga tema qe diskutohej ne senatin romak, Marco Porcioa Catone ose ndryshe Censori, fjalimin e tij e mbaronte me keto fjale:

“Carthago delenda est”, qe don te thote “Kartagjena duhet zhgatrrue”.<o:p></o:p>

Keshtu edhe un, pamvarsisht se per çka flitet, po e mbylli me keto fjale: "Berisha duhet hjeke" .<o:p></o:p>

Add new comment