Zbutja e Kryeneçes

Edhe çfarë koncesionesh duhet të bëjë Kosova, në mënyrë që Serbia ta njohë si të pavarur? Çfarë duhet të paguajmë më shumë, që të zbutet dhe të pranojë se ky shtet ekziston?
Pa e njohur shtetin e Kosovës, pa kërkuar falje për krimet e kryera, madje pa shprehur as më të voglën keqardhje, Serbia ia doli të fitojë një marrëveshje të mirë për rregullimin e brendshëm të Kosovës, rsepektivisht akomodimin e disa dhjetëra mijëra serbëve të Veriut në atë mënyrë, sa që mund t’ua ketë zili secila popullatë pakicë e ngjashme kudo në botë.
Serbisë kryeneçe jo që nuk iu vu kusht njohja e Kosovës shtet, por iu bë e qartë se kjo gjë as që po i kërkohej. Në këtë mënyrë, ajo u trimërua në sabotimin e mëtejmë jo vetëm të pavarësisë së Kosovës, por edhe të ekzistencës së Kosovës shtet. Në këtë mënyrë, u lëshua edhe një rast për ta kushtëzuar Serbinë me njohjen e Kosovës, në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Deri në rastin tjetër, kushedi çfarë koncesionesh të tjera duhet bërë.
Ata që vazhdojnë të thonë se nuk kemi të bëjmë me kurrfarë autonomie që po iu ofrohet serbëve të Veriut, po përpiqen të mashtrojnë. Sepse, dialogu u zhvillua pikërisht për të zgjidhur çështjen e Veriut, e zgjidhje siç edhe pritej është një formë autonomie.
Nuk është hiç me rëndësi si e ka emrin rregullimi i ri i Veriut. Mund edhe të mos quhet autonomi, por e tillë është. Të tillë e bën mënyra e rregullimit të institucioneve vitale që do të veprojnë atje.
Me marrëveshjen 15 pikëshe për Veriun, ëndrra për Kosovën multietnike ka marrë fund. Ashtu siç ka marrë fund edhe zgjidhja e çështjes së Veriut brenda kushtetutës së Kosovës. Të paktën të kushtetutës ekzistuese.
Serbët e atjeshëm nuk mundet askush t’i shtyjë me zor që ta pranojnë autoritetin e Prishtinës. Madje, as që kanë nevojë. Do të vazhdojnë të jetojnë në një entitet të veçantë, vetëm se tash të pranuar ligjërisht nga Prishtina e Brukseli. Në këtë mënyrë as që mund të flitet për shtet funksional, pavarësisht se formalisht sovraniteti i Prishtinës mund të shtrihet në gjithë territorin.
Ata po kundërshtojnë marrëveshjen e arritur jo pse është e keqe për ta, por pse po provojnë që të përfitojnë edhe më shumë gjatë zbatimit të saj në terren. Mbetet të shihet se si do të përshtaten me institucionet serbe, e jo të Serbisë atje.

Katerina është një personazh i komedisë “Zbutja e Kryeneçes” të William Shakespeare’it. Një femër kryeneçe që zbutet nga dashuria e një mashkulli.
Serbia kryeneçe nuk zbutet nga dashuria e ledhatimet, qofshin ato edhe nga Brukseli. Siç nuk është zbutur me qejf as disa herë të kaluara, madje është dashur që të bombardohet nga një aleancë e tërë, në mënyrë që të vijë në vete.
Rasti i lëshuar me rastin e arritjes së marrëveshjes së fundit do t’i kushtojë shumë Kosovës, por edhe Bashkimit Europian. Tash kemi të bëjmë me një situatë tragjikomike, ku udhëheqësit e të dyja vendeve bisedojnë për të zgjidhur problemet e shumta që ekzistojnë ndërmjet, por njëra palë vazhdimisht saboton dhe demonizon tjetrën. Si të bisedohet me dikë që qysh në krye të radhës nuk të njeh, nuk të respekton si të barabartë, nuk ta njeh ekzistencën e shtetit që përfaqëson?
Këtë mbase di ta shpjegojë Baronesha Catherine Ashton, e cila nuk është se ka gjë të përbashkët me Katerinën Kryeneçe të Shakespeare’it. Përveç se mbase i është zbutur zemra më shumë nga Beogradi, sesa nga Prishtina.
Në CV, arritja e marrëveshjes 15 pikëshe asaj do t’i përshkruhet si një sukses i madh në fund të mandatit. Por, trashëgimia që do të lërë pas në këtë çështje do të jetë problematike.
Pasardhësit të saj sërish i duhet të mbledh bashkë liderë të Serbisë e të Kosovës, por është e vështirë të besohet se Beogradi do të lëshojë pe karshi Prishtinës pa koncesione të reja.
Tash për tash, askush nuk mund të thotë se ç’mund të ofrojë tjetër Kosova gjatë rrjedhës së procesit për “normalizimin e marrëdhënieve” me vendin fqinj. Ashtu siç vështirë se dikush mund të argumentojë procesin e normalizimit me dikë që nuk të pranon si të barabartë.

“Zbutja e Kryeneçes” është komedi, është fiksion. Serbia e tillë çfarë vazhdon të jetë në raport me Kosovën është realitet. Ajo nuk e njeh dashurinë si ilaç për të ndërruar qëndrim. Mbase duhet ndërruar mjete e mënyrë që të vijë në vete.
Edhe përgjegjëse për krime të tmerrshme, edhe kryeneçe, edhe krenare – e tillë Serbia është “sui generis”. Të tillë e ka lejuar të jetë vetë Bashkimi Europian.
Edhe Kosova është “sui generis”, por për faj të Bashkimit Europian dhe të Serbisë.
E, edhe Bashkimit Europian po shfaqet “sui generis”- ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Një situatë që do t’ia kishte zili vetë William Shakespeare’i.
/Gazetaexpress.com/
Comments
Kosoven e shkeputi Europe nga

Kosoven e shkeputi Europe nga trojet shqiptare ne vitin 1913, sepse rrezikohej te formohej ne Ballkan nji Turqi Osmane BIS.

Por kosovart nuk po zene mend. Po lidhen prep me "vllezrit" turq, te cilet me paftyrsi i kerkojne Kosoves ta quejne ADMINISTRUESE e jo PUSHTUESE.

Kush nuk zen mend nga gabimet, i perserite gabimet dhe mban mbi shpatullat e veta te njajtat pasoja.

O Kosove!!!!! Nuk jua ka fajin Europa, por e keni fajin vete. Europa ju çliroi nga serbi dhe ju po vazhdoni politiken turke ne Ballkan. Asnji popull i Ballkanit nuk e don Turqine. Ju e doni? E gezofshi.

O Paolo, a je ne mend ti? A

O Paolo, a je ne mend ti?

A di te flasesh per dicka tjeter pos kunder Turqeve?

Jo "Anonim" nuk mund te

Jo "Anonim" nuk mund te flitet per shoqnine shqiptare pa trajtue pushtimin pese shekulloraziatiko turk-osman te ndotur me traditat e Arabise Saudite, i cili ka lane gjurma te rande dhe shume te damshme ne popullin shqiptar.

Edhe popujt e tjere te Ballkanit i pushtoi Turqia Osmane, por ato u preken shume ma pak nga smundja kanceroze e osmanizmit. Prandej keto popujt e tjere te Ballkanit me gjithe veshtirsite qe mbartin, do te inserohen ne Bashkimin Europian shume ma shpejt se shqiptart, sidomos shqiptart jashte Shqiperise. Kjo asht logjike e jo thjeshte opinion.

Besoj se edhe ti e mendon keshtu.

Kosova në qoftëse do që të

Kosova në qoftëse do që të qëndrojë si shtet duhet të zbataojë kushtetutën dhe të mos shikojë xhamitë dhe kishat por të zbatojë ligjin kultet fetare të bëjnë çtë duan kuptohet brënda kushtetutës të tjerët ti përballen ligjit si Hoxha me kompani ashtu dhe Prifti me kampani

".. Hoxha me kompani ashtu

".. Hoxha me kompani ashtu dhe Prifti me kampani.."

Jam i mendimit te flitet me raste konkrete individuale e jo ne pergjithesi me grupe.

Rastet konkrete formojne shkeljet e ligjit te Kushtetutes dhe denohen penalisht ne forme individuale e jo me kategori.

Add new comment